Paga neto në janar 43.050 denarë

nga D. V.

Shkup, 21 mars – Paga mesatare neto në janar në vend arrin 43.050 denarë dhe është më e lartë për 8,9 për qind në krahasim me janarin e vitit të kaluar, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë (ESHS).

Rritja vjen si pasojë e pagës mesatare të paguar në sektorët e artit, argëtimit dhe rekreacionit, shërbimet administrative dhe aktivitetet ndihmëse dhe arsim.

Ulje të pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjësit, në krahasim me muajin e kaluar është shënuar në sektorët e ndërtimtarisë, industrisë përpunuese dhe veprimtarive financiare dhe sigurimeve.

Paga mesatare mujore bruto tek të punësuarit në janar arrin 64.697 denarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More