Agjencia Zhurnal.mk

Pagat e mjekëve specialistë në “Shën Erazmo ” janë rritur për 27 mijë denarë

Ohër, 3 korrik – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot e vizitoi Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazmo” në Ohër.

Në këtë institucion shëndetësor publik, në përputhje me protokollet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, reparti i ri ambulator është vendosur në funksion përkohësisht, ku trajtohen pacientët, si dhe një pjesë e veçantë për pacientët me Kovid-19.

Në takimin me drejtorin dhe stafin, Ministri Filipçe e falënderoi të gjithë stafin mjekësor për punën e palodhur dhe përpjekjet e tyre për të shpëtuar çdo jetë, veçanërisht tani, në ballafaqimin me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi.

“Në këto dy vjet e gjysmë i kemi rritur dukshëm pagat e të gjithë punonjësve shëndetësorë. Sipas kësaj, mesatarisht, një mjek specialist në këtë institucion në vitin 2017 ka marrë 53,015 denarë pagë neto, ndërsa me të gjitha rritjet, tani mjeku specialist në të njëjtin institucion i merr 80,291 denarë pagë neto. Paga e një infermiere me arsim të mesëm nga 26,740 denarë neto në 2017, në vitin 2020 është rritur në 32,315 denarë”, tha Filipçe.

Në Spitalin Special, theksoi Filipçe, në periudhën e kaluar janë përmirësuar kushtet për pacientët dhe punonjësit, ndërsa në rrethin e spitalit është hapur edhe Qendra për Rehabilitim, Edukim dhe Integrimin sensor për personat me autizëm, ADHD dhe Sindromën Asperger.

Përkundër procesit të rindërtimit në spital kryhen të gjitha aktivitetet e planifikuara sipas Planit për llojin dhe vëllimin e shërbimeve shëndetësore në kujdes shëndetësor specialist konsultativ dhe kujdesin shëndetësor spitalor.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!