Shkup, 5 janar – Paga mesatare u rrit më së shumti në Slloveni, me 59,35 euro, e ndjekur nga Serbia me një rritje prej 44,19, Maqedonia Veriore me një rritje prej 36,31, Kroacia me 18,41, Bosnja dhe Hercegovina me 14,26, dhe më pak, 8 euro në Mal të Zi, shkruan Zhurnal.mk.
Serbia e ka tejkaluar Bosnjën dhe Hercegovinën me pagën e saj mesatare këtë vit dhe Maqedonia e Veriut, megjithëse ka parë një nga rritjet më të konsiderueshme kur bëhet fjalë për pagën mesatare këtë vit, përsëri ka pagën mesatare më të ulët në rajon.
Sipas analizës së Anadollit tani paga mesatare në Slloveni është 1,181.35 euro (të dhëna për tetorin 2020), Kroacia 890,41 euro, Mali i Zi 525 euro (të dhëna për nëntorin 2020), Serbia 512,19 euro, Bosnja dhe Hercegovina 490,76 euro dhe Maqedonia Veriore 454.31 euro.