Agjencia Zhurnal.mk

Pagova gjithë kredinë, Shterjoska: Për 2,5 denarë, përmbaruesit më kërkojnë mijëra denarë (Video)

Shkup, 9 nentor – Zllatka Shterjoska nga Kërçova, pasi e ka paguar kredinë,  për 2,5 denarë që kanë mbetur si borxh tani duhet të paguajë mijëra denarë.

“Kam marrë kredi nga Stopanska Banka në vitin 2007, e kam paguar në vitin 2008 tërësisht 224 mijë denarë. Banka qëllimisht ka lënë 2.5 denarë kamatë vetëm që kredia të jetë e hapur. Pas vendimit gjyqësor, askund nuk kanë dorëzuar certifikatë nga pagesa e kësaj shumë që e ka banka”, theksoi Zllatka Shterjoska nga Kërçova.

Probleme me përmbaruesit ka edhe Qail Berisha, të cilin e kanë larguar nga puna, gjykata e ka kthyer por e ka kushtëzuar, të mos kërkojë dëmshpërblim.

“Kërkesat tona janë të qarta. Kam prova këtu, me larguan nga puna, kinse nuk kam qenë në punë tre dit, ndërsa atë ditë i kanë larguar nga puna 200 persona nga Hekurudha. Unë padita dhe gjykata më tha se do të më kthej në punë, por mos kërkoj dëmshpërblim. U thash se do të kërkoj për shkak se që dy vjet jam punë. Më vonë lënda humbi”, deklaroi Qail Berisha.

Në protestat janë kyçur edhe qytetarë që kanë protestuar kundër BEG-ut. Kjo është e java e 285 që protestojnë  pasi që kërkesat e tyre nuk janë pranuar.

“Kërkesat tona janë të qarta. Fshirja e borxheve të vjetra, fshirja e shkallës së interesit te ndërmarrjet publike dhe shtetërore dhe t’i vendoset moratorium përmbarimeve dhe shkalla e interesit të ndërpritet. Revizion i krimit. Ka padi penale, përgjigjen prokurorë special, gjykatës, politikanë, por jo edhe ndonjë përmbarues apo noter”, tha një protestues.

Kanë frikë se përveç bllokimit të llogarive bankare nga ana e përmbaruesve, do të mbetem edhe pa kulm mbi kokë.

“Ne qytetarët që jemi mbledhur këtu, kemi më shumë se 15 padi, të pabazuara, pa asnjë provë. Me këtë kemi tërhequr edhe shumë përmbarues, pas çka na janë bllokuar llogarit, tashmë do të fillojnë edhe shtëpitë t’i kemi në rrezik. Ende nuk është bërë asgjë për qytetarët që nuk shfrytëzojnë shërbimin”, u shpreh Ruzhica Popeva Naumova.

Thonë se me Ligj janë të shkyçur, por megjithatë ende u arrijnë fatura të reja.

“Përsëri na arrijnë paralajmërime, fatura të reja edhe për muajin prill dhe maj, notar, përmbarues, dy herë mi kanë marrë paratë nga banka pa lajmërim paraprak”, tha Nadezhda Kitanovska.

Për faturat prej 11 mijë denarëve, për nxehje dhe energji elektrike, qytetarët më parë për noter  paguanin 5 800 denarë, por me ndryshimet e fundit ligjore, shpenzimet e përgjithshme janë rreth 750 denarë. Për faturën e njëjtë, për përmbarues deri më tani duhej të paguheshin rreth 6.000 denarë, ndërsa tani vetëm 1.660 denarë. Të gjithë përmbaruesit në vend, për 5 vjet, deri në vitin 2016, kanë pasur të ardhura të përgjithshme prej 60 milion eurove, ndërsa fitimi i tyre është 23 milion euro.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...