Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Ljubljanë, 18 qershor – Presidenti slloven, Borut Pahor theksoi sot se një nga detyrat e kryesimit slloven me BE-në dotë jetë zhbllokimi i fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, kjo është një çështje morale, informon Zhurnal.

“Mendoj se duhet të gjejmë mënyrë që Bullgaria t’i jep dritë jeshile Maqedonisë. Kjo është një çështje morale për Europën, jo vetëm politike”, deklaroi Pahor për agjencinë sllovene CTA, para marjes së kryesimit të BE-së më 1 korrik.

“Jam i vetëdijshëm se nuk do të jetë lehtë, përpos kësaj, si duket ka më tepër gjasa që Shqipëria të mer dritë jeshile”, tha Pahor, por shtoi se nga pikëpamja e Shkupit, kjo do të ishte tragjike.

Ai shtoi se përparimi në zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit dhe se situata seriozisht tregon dekretin e fundit të presidentit amerikan Xho Bajden për ngrirjen e pasurisë për çdosecilin që do të kontribonte në destabilizimin e rajonit.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Miratohet ribalanci i Buxhetit të Maqedonisë

D V

Rritet numri i të infektuarve në Maqedoni, 47 raste të reja dhe 14 të shëruar

D V

Maqedonia dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në fushën e bujqësisë

D V

Për shkak të zjarreve të fuqishme në Turqi, anulohet vizita e nesërme e Osmanit në Ankara

D V

Qeveria e RMV-së miraton propozim Ligjin për lëndët minerale

D V

Moti për nesër në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...