Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pahor: Vizita tek varri i Goce Dellçevit është pjesë e protokollit, nuk ka prapavijë

Shkup, 25 shtator, zhurnal.mk – Vizita e presidentit slloven tek varri i Goce Dellçevit, ndonëse ndodhë në një kohë kur kjo temë është shumë aktuale në raportet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, sipas presidentit Slloven është çështje e rregulluar nga protokolli i presidentit Pendarovski, dhe nuk ka kurrfarë prapavije.

Ndryshe menjëherë pas takimit dy presidentët, ai i Sllovenisë dhe i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Pahor dhe Pendarovski folën për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe për mbështetjen që sllovenia i jep RMV-së në rrugën drejt BE-së.

“Jam i bindur se do të kemi ardhmëri të përbashkët si pjesë të BE-së. Sllovenia mbështet integrimin e vendit tonë në BE. Bashkë konstatuam se ardhmëria e rajonit është në Bashkimin Evropian”, tha Pendarovski.

Nga ana tjetër presidenti Slloven theksoi rëndësinë e konferencës ndërqeveritare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

“Koha e kësaj vizite nuk është e rastësishme, e zgjodha këtë kohë se tani është koha e rëndësishme që të mos anulohet konferenca ndërqeveritare mes RMV-së dhe Bashkimit Evropian, edhe pse jemi dëshmitarë se kohëve të fundit ka disa hamendje nga disa vende të BE-së”, tha Pahor, duke shtuar se Sllovenia është mike me Maqedoninë e Veriut por edhe me republikën e Bullgarisë”, tha Pahor.

Postime të ngjashme

Ministri Hoxha takon bujqit e Haraçinës, premton mbështetje institucionale

R Zh

Premtime të rrejshme me afatet për kontestin maqedono-bullgar

R Zh

Carovska mori pjesë në promovimin e studentëve të diplomuar të gjeneratave të reja në Universitetin e Evropës Juglindore

R Zh

Regjistrohen 21 persona me Kovid-19, një i vdekur dhe shtatë të shëruar

R Zh

Spasovski: Ballkani në BE më lehtë do ta mbrojë Evropën nga krimi

R Zh

Kryeministri Zaev hap zyrë në Strumicë për takime me qytetarë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...