Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Pajaziti: Covid-19, prish balancin mental e shpirtërore të njerëzve

Shkup, 2 shkurt – Pandemia Covid-19 është një fenomen global që mes tjerash prish edhe balancin mental e shpirtërore të njerëzve, i bën ata që të ndryshojnë mënyrën e komunikimit me të tjerët, kështu vlerëson sociologu Ali Pajaziti, duke folur mbi ndikimin e Covid-19 në shëndetin mental të njeriut.

“Tanimë edhe empirikisht është verifikuar se pandemia Covid-19 është një fenomen global që mes tjerash prish edhe balancin mental e shpirtërore të njerëzve, i bën ata që të ndryshojnë mënyrën e komunikimit me të tjerët, i bën më agresivë si pasojë e krizës shumëprmasore. Dërrmimi fizik është ngushtë i lidhur edhe me atë psikik, njerëzit shndërrohen në një ballon të gatshëm për të shpërthyer edhe për gjënë më të vogël. Ata frikohen për ardhmërinë, shndërrohen në një qenie tjetër që shpesh s’i kontrollon emocionet dhe veprimet e veta. Humbja e vendit të punës, tkurrja e ekonomisë familjare, gjithashtu e ngarkon të parin e familjes por edhe të tjerët që e kanë rëndë të kapin ritmin e ri. Andaj duhet që çdo individ në këtë kohë krizologjike të shndërrohet në balancues të tjetrit, duhet ta kuptojë atë, duhet të sillet më ndryshe se në kohëra normale”, shprehet në prononcimin e tij për Zhurnal, sociologu Ali Pajaziti.

Postime të ngjashme

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

D V

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

D V

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...