Agjencia Zhurnal.mk

Pajisja për shndërrimin e pluhurit në oksigjen në Hënë

Nëse njeriu e dëshiron një prani afatgjate në Hënë, ai do të ketë nevojë, përveç karburantit raketor, edhe për ajër për të marrë frymë, dhe ESA e ka gjetur një mënyrë për t’i prodhuar të dyja këto duke i përdorur vetëm resurset që i ofron Hëna.

ESA (European Space Agency) po realizon një pilotprojekt të një pajisjeje e cila e shndërron pluhurin hënor, tani për tani vetëm për simulim, në oksigjen i cili mund të përdoret për të prodhuar ajër dhe karburant.

Teknika e përdorur në këtë prototip të pajisjes i ndan sasitë e mëdha të oksigjenit nga regoliti, substrati hënor, duke përdorur kripëra të tretura në procesin e elektrolizës për ta ngrohur me to pluhurin dhe për ta transferuar prej saj, përmes kripërave, oksigjenin në gjendje të joneve pozitive.

Siç pritej, ky proces mund t’i inkurajojë më tej eksploruesit e Hënës, pasi që mund t’i sigurojë legurat e dobishme për ndërtimin e vendbanimeve, ose riparimeve të makinave, përcjell Engadget.

Megjithatë, mbetet shumë për të bërë përpara se një strukturë e tillë të arrijë në Hënë. Para së gjithash, duhet të gjendet një mënyrë për ta mbajtur oksigjenin në vetvete, në vend që vetëm të lirohet si gaz. Gjithashtu, shkencëtarët duhet të hulumtojnë deri në fund se cila legurë do të ishte më e dobishme si një nënprodukt, shkruan KOHA Ditore. Pajisja testuese, siç pritet, do të duhej të përfundojë deri në mesin e vitit 2020, dhe për këtë arsye duket të jetë vetëm çështje kohe para se studiuesit do të prodhojnë ajër larg Tokës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...