Pajtim Thaçi: Për çka i ndanë Teuta Arifi 56.000 euro, për ahengje apo fushatë?

Tetovë, 27 shtator – Partia Demokratike Shqiptare kanë reaguar ndaj një marrëveshje e cila siç thonë, është lidhur mes komunës së Tetovës dhe një kompanie private ndërsa marrëveshja ka të bëjë për organizim të ahengjeve.

Sipas PDSH-së, kjo marrëveshje është personalisht për fushatën e Teuta Arifit ndërsa një gjë e tillë ndalohet sipas rregullave ligjore.

Nga PDSH thonë se qytetarët e Tetovës që janë taksapagues, nuk janë të interesuar të paguajnë fushata të asnjërës parti politike.

“Të nderuar qytetarë të Komunes së Tetovës, sot jemi këtu për të kërkuar shpjegim nga komuna e Tetovës dhe kryetarja znj. Teuta Arifi në lidhje me një kontratë të nënshkruar para gati se 10 ditësh në mes komunës së Tetovës dhe një kompanie private.

Kontrata arrin vlerën prej 3.500.000 denarë ose 56.000 euro.

Ne kërkojmë shpjegm ta dim se për çka do të shfrytëzohen këto mjete, përshkak se këtu gjërat që shkruhen janë për, instrumente muzikore, rekuizita sportive, lojra dhe për organizime të ahengjeve.
Ne mendojmë se nuk është koha për organizimin e ahengjeve, veçanërisht pas tragjedisë që ndodhi në tetovë, po ndoshta komuna ka plane të tjera.
Ne duam ta dimë se kurrë e parashohin të realizojnë këtë kontratë.

Do të kërkojkë shpjegim pasi që kjo në shikim të parë duket sikur komuna e Tetovës po ja paguan kampanjën Teuta Arifit, gjë që nuk është në rregull pasi që ne si taksapagues nuk kemi pse të paguajmë kampanjën e asnjërës parti politike.

Presim përgjigje nga zonja Teuta Arifi.
Ju falemnderit”, shprehet Pajtim Thaçi nga PDSH.//Zhurnal.mk

Related posts

Qoku: Drejtorët e BDI-së të ndalojnë presionin ndaj mësimdhënësve

D V

BDI fushatën e nisi në Gostivar

Redaksia

Mickoski: Zgjedhjet lokale janë shansi i fundit për ndryshime dhe një të nesërme më të mirë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More