Pajtim Thaçi: Pse Tetova nuk ka ujë?

Tetovë, 29 shtator – Bartësi i listës për këshilltar i PDSH, Pajtim Thaçi në një konferencë me mediat ka folur për problemet me ujin.

“Të nderuar tetovarë, Sot, bashkë me kandidatët për këshilltarë dhe Prof. Sadi Bexheti jemi në lagjen GamGam në Tetovë.

Me siguri, siç e pyesim ne veten, e pyesni edhe ju se si mund një qytet buzë Malit Sharr të ketë gjithë atë ujë dhe mos të ketë ujë për pije.

Tetova prodhon afër 12 milion metër kub ujë për vit. Qytetarët harxhojnë vetëm 3 milion metër kub për vit. Ku shkojnë këto 9 milion tjera?

Sot kemi ardhur t’ju tregojmë se si janë gypat e ujësjellësit të Tetovës dhe si nga gypa të mëdhenj hidhen në gypa më të vegjël dhe, si të njëjtit janë të lëna nëpër rrugë pa asnjë mbrojtje.

Kjo është Tetova që e do znj. Teuta Arifi, por nuk është Tetova që e duan tetovarët. Kjo ndryshohet shumë thjeshtë, më 17 tetor duke votuar Prof. Dr Sadi Bexheti, listën e këshilltarëve të PDSH-së.

Me numrin 11 kjo arrihet shumë lehtë. Ne premtojmë se do t’i ndërrojmë këto gypa dhe Tetova nuk do të ketë këtë humbje të madhe të ujit pa nevojë.

Gjithashtu, ja përkujtojmë Komunës së Tetovës të na kthejë përgjigje për atë kontratën 56.000 euro për të cilën akoma nuk kemi marrë përgjigje.”, thekson Thaçi

Related posts

Arrestohet një person me urdhërarrest

D V

Si po rjedh procesi i regjistrimit të popullsisë? Përgjigjet Selami

D V

UNICEF dëshiron një vit të sigurtë dhe të suksesshëm shkollor

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More