Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

“Pajtohen” Pendarovski dhe Mickoski, presidenti ndjehet mirë që vendoset komunikim

Shkup, 6 maj – Zhurnal.mk – Pas nëntë muajve komunikim i ngrirë me shefin e shtetit, takimi i nesërm mes Mickoskit dhe Pendarovskit, i rritë pritshmëritë për rikthim të dialogut, përcjellë Zhurnal.

“Mirë që pas nëntë muajve mos komunikim, u vendos komunikim me institucionin e presidentit të RMV-së, që mund të jetë në drejtim të dialogut më produktiv politik, i cili aq shumë mungon në vendin tonë”.

Kështu për DW u shpreh presidenti Stevo Pendarovski, pasi me kërkesë të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nesër do të mbahet takim mes tij dhe presidentit Stevo Pendarovski.

Takimi është caktuar në villën “Vodno” ku për herë të fundit Mickoski ishte më 13 gusht 2020, atëkohë kur Mickoski paralajmëroi se do t’i ngrijnë të gjitha komunikimet me presidentin.

Arsyeja ishte që presidenti Pendarovski i dha mandat për formim të Qeverisë Zoran Zaevit, ndërsa ky i fundit ende nuk kishte siguruar 61 deputetë.

Me shumë mundësi, tema kryesore e takimit do të jetë të dënuarit e 27 prillit. Së fundmi edhe presidenti Pendarovski ka lëshuar disa dyshime rreth qëndrimit të tij për sulmuesit e Kuvendit. Sipas Pendarovskit, ata gabimisht janë dënuar për terrorizëm.

Por sipas presidentit, kjo nuk do të thotë se ata duhet të amnistohen.

Mickoski kërkon nga Pendarovski t’i falë ata. Qëndrimi i Mickoskit është se të gjithë që kanë shkelur ligjin duhet të përgjigjen, por të përgjigjen për atë që kanë bërë dhe jo për terrorizëm.

Ata kërkojnë rigjykim ashtu siç ndodhi me Monstrën dhe Sopotin. Nga VMRO thonë se kanë dëshmi të tjera por nuk i paraqesin ende ato.

Tema tjera që pritet të bisedohen janë çështje nga gjendja aktuale politike dhe ekonomike.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...