Shqipëri

Pak ditë pas atentatit me tritol në Tiranë, jep dorëheqjen zv.drejtori i Policisë së Tiranës

Zhurnal Ads

Jep dorëheqjen nga detyra zv.drejtori për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Arsen Sinomati. Mësohet se Sinomati ka dhënë dorëheqjen për arsye familjare, duke u larguar kështu nga radhët e Policisë së Shtetit.  Dorëheqeja e tij erdhi tre ditës pas atentatit të mirëorganizuar në drejtimtë Preng Gjinit në Tiranë.

Kush është Arsen Sinomati?

Arsen Sinomati mori këtë post të rëndësishëm në vitin 2017 dhe më herët ka qenë shef i Komisariatit nr.2 të Tiranës. Emri i tij është bërë i njohur pas një incidenti me bandën e Emiljano Shullazit, kreut të grupit kriminal që sot gjendet në burg. Sinomati, sipas denoncimeve nga qytetarët, u rrah nga Shullazi pse kreu kontroll në zonën ku banonte dhe vepronte grupi i Shullazit.

Po kështu, ai është personazh i njohur, sepse gjatë operacionit “Fund i marrëzisë” në vitin 2013,  ai u shkarkua si kreu i krimeve të Tiranës, me akuzën për “dekonspirim” të aksionit. Arsen Sinomati u shkarkua nga Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm në atë kohë, pasi këtë të fundit, nuk e bindën masat e marra nga komandanti i postës. dosja

Postime të ngjashme

Arrestohet “tmerri i Palasës”, autor i disa grabitjetjeve në banesa. Dyshohet edhe për përdhunime

admin

1 vit pas tërmetit – PD në Kombinat: Shkollat jashtë funksionit, fëmijët mësojnë me 4 turne

S.B.

Largohet nga LSI-ja Edmond Panariti: Do angazhohem në një detyrë të rëndësishme

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...