Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

‘Pak ftohje në ditë mban larg mjekun’, efektet pozitive të temperaturave të ulëta

Ndërsa temperaturat ulen, krevati i ngrohtë dhe ambientet e mbyllura bëhen më joshëse për ju. Por teksa zgjidhni komoditetin e ngrohtë, ju privoheni nga një sërë përfitimesh shëndetësore që lidhen me të ftohtin

Shkencëtarët besojnë se ekspozimi i rregullt në temperatura të ulëta ndihmon në shkrirjen e dhjamit, në përmirësimin e metabolizmit, në parandalimin e diabetit, si dhe për problemet me mushkëritë dhe zemrën.

Kur ndodheni në një ambient të ftohtë, rrahjet e zemrës rriten, enët e gjakut ngushtohen, frymëmarrja shpejtohet dhe muskujt furnizohen me oksigjen. Këto procese fiziologjike rregullojnë sistemin kardiovaskular.

Sipas Prof. Wouter van Marken Lichtenbelt të Qendrës Mjekësore të Universitetit Maastricht, pak ftohje në ditë e mban larg mjekun.

Studimet sugjerojnë ekspozime të thjeshta ditore, si për shembull: ecja gjatë një mbasditeje të freskët, veshja me pak rroba gjatë dimrit, hapja e dritareve herë pas here në shtëpi, gjumi në dhomë më të freskët ose dushet e ftohta mund të sjellin përfitime të mahnitshme.

Fjetja në një dhomë gjumi të freskët rrit funksionimin e metabolizmit me 10%, shkruan Class.

Ushtrimet dimërore gjithashtu japin një nxitje të fuqishme në shëndetin mendor: në temperatura të ulëta, trupi çliron hormonet që përmirësojnë humorin beta-endorfina dhe noradrenalina, të cilat mund të ndihmojnë për të shmangur ‘mood-et’ e këqija të dimrit.

Postime të ngjashme

Ngrënia e mishit të kuq rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës

S.B.

Disa këshilla thelbësore rreth agjërimit

S.B.

Kush duhet të jetë fizikisht aktiv para e kush pas ushqimit?

S.B.

Shtoni këtë pluhur në pijet tuaja për të ngritur fokusin dhe shkrirë dhjamin në bark

S.B.

Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

S.B.

Përfitimet shëndetësore nga lulet e brokolit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...