Bota

Pak mundësi që vaksina të jetë gati për Krishtlindje

Një ekspert i lartë nga Universiteti i Oksfordit ka thënë se ekziston një “mundësi e vogël” që vaksina kundër koronavirusit të jenë gati deri në Krishtlindje.

Kreu i projektit të hulumtimit në Oksford, Andrew Pollard, tha se ai ishte “optimist” që rezultatet e testimit të fazës së vonë mund të paraqiten “para fundit të këtij viti”.

Pollard, drejtori i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, tha se ata dhe partneri AstraZeneca shpresonin që vaksinat të ishin më shumë se 50 për qind të efektshme.

I pyetur nëse një vaksinë mund të zbulohet para Krishtlindjeve, Pollard tha: “Ka një mundësi të vogël që kjo të jetë e mundur, por unë thjesht nuk e di”.

Kreu i task forcës britanike për vaksinat, Kate Bingham, tha më vonë se të dhënat e fazës së fundit të testimeve mund të jenë vetëm disa “javë larg”.

Më shumë se 47 milionë raste me koronavirusin e ri janë konfirmuar në nivel global dhe më shumë se 1.2 milionë vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Aktualisht po bëhen dhjetëra përpjekje për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Postime të ngjashme

Mbi 19 mijë të infektuar në 24 orë, nis bllokimi në disa rajone të Italisë

admin

Presidenti i Ukrainës shtrohet në spital për shkak të COVID-19

S.B.

Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Pragë për masat kundër Covid 19

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...