Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Pakënaqësitë brendapartiake mund t’i kushtojnë humbje në bastione BDI-së!

Shkup, 27 janar – “Turbulencat” brenda partisë më të madhe shqiptare, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) tanimë janë evidente. Grupi “rebel” i udhëhequr nga Musa Xhaferi, Izet Mexhiti, Blerim Bexheti dhe Sadulla Duraku që pas zgjedhjeve parlamentare të korrikut të vitit të kaluar, publikisht kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me politikën kadrovike të partisë, shkruan Zhurnal.mk

Ato madje nuk janë të kënaqur as edhe me punën e disa ministrave të partisë së tyre në Qeverinë Zaev-2. Ndërkohë që afrohen zgjedhjet e rregullta lokale të tetorit, në koluare të politikës po flitet se ky grup mund të dëmtojë partinë në disa komuna, nëse deri atëherë Ali Ahmeti nuk arrinë t’i amortizojë pakënaqësitë e brendshme partiake.

Gazetari Berat Azizi vlerëson se pakënaqësitë e brendshme në BDI nuk kanë ndonjë ndikim të madh sidomos në kohën kur afrohen zgjedhjet, për shumë arsye,duke u nisur nga privilegji dhe fshehja pas emrit të Ali Ahmetit. “Nuk është hera e parë që në kampin politik të BDI ka përplasje, por ato vazhdimisht janë tejkaluar pak kohë para zgjedhjeve qoftë parlamentare qoftë ato lokale sepse asnjëri deri më sot nuk ka mundur të del kundër me veprime, por vetëm deklarativisht. Përplasjet nuk janë serioze pasi në një farë mënyre të gjithë janë të lidhur me postet që mbajnë dhe privilegjet që i kanë pasur dhe që i kanë. Sa i përket koalicioneve, mendoj se në rrethin e parë mund të kemi koalicione në ato komuna ku kandidati shqiptar ose ai maqedonas e kanë të pamundur të sigurojnë vota për në rrethin e dytë. Pra në komunat me shumicë shqiptare nuk përjashtohet mundësia që të kemi koalicione në rrethin e parë ashtu sikurse në komunat me shumicë shqiptare, por koalicione shqiptaro-maqedonase do të kemi në rrethin e dytë edhe atë në shumë komuna”, deklaroi Azizi për Zhurnal.

Sipas tij, në zgjedhjet lokale të tetorit gara për të parin e komunës do të jetë e fortë për shkak se do të varet edhe e ardhmja e koalicionit qeveritar. “Nëse pushteti humb shumicën e komunave atëherë presioni dhe trysnia politike për të shkuar në zgjedhje të parakohshme do të jetë e pashmangshme”, nënvizon Azizi.

Në anën tjetër, analisti Besim Nebiu thotë se në zgjedhjet lokale do mbisundojë kalkulimi politik mbi retorikën “patriotike” dhe do ketë koalicionim ndërmjet partive shqiptare dhe maqedonase për listat për kryetar komunash. “Matematika zgjedhore është e tillë që në shumicën e qyteteve me shumicë shqiptare, fituesin në rrethin e dytë e përcaktojnë votesit maqedonas dhe të nacionaliteteve tjera. E njëjta ndodh edhe në Shkup dhe Kumanovë dhe disa komuna tjera ku shqiptarët nuk janë shumicë, por në numër ku  votat shqiptare e vendosin fituesin. VMRO dhe opozita shqiptare besoj se do ti përkrahin ndërsjellë kandidatët, poashtu edhe BDI me LSDM-në”, shprehet në prononcimin e tij për Zhurnal, analisti Besim Nebiu.

Sipas njohësve të rrethanave politike në vend nëse kreu i BDI-së, Ali Ahmeti deri në zgjedhjet lokale nuk arrinë ti amortizojë pakënaqësitë brendapartiake, atëherë rrezikon që të humbë zgjdhjet në bastionet e partisë, siç janë Çairi, Saraj, Likova, këtu mund të shtohet edhe Tetova për arsye se ka një kohë të gjatë që grupi që mbështet Hazbi Likën, ish-komandatë “Qelën” po punon për partinë e Selës në Zonën e gjashtë zgjedhore. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

Deputetët ikin për pushime, zgjedhjet lokale do të shpallen më 6 gusht

Z H

RMV/ 37 raste të reja me Covid

Z H

Hoxha në takim me vreshtarët për blerjen e rrushit dhe problemet e vreshtarëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...