“Paketa e Maleve” në Shqipëri, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë zero taksa për 10 vjet

nga D. V.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e cilësoi “Paketën e Maleve”, një mundësi për tërheqjen e investimeve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik.

Ministri ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë, që ofron lehtësi, për të investuar në vendlindjen e tyre, në tokën e të parëve.

“500 sipërmarrësit e parë do të kenë 0 taksa e 0 tatim për 10 vitet e para, ndërsa në fund të investimit, toka bëhet e investitorit me vetëm 1 euro”, tha Gonxhja.

Sipas tij, kjo është një nismë që i jep jetë zonave rurale e malore, një urë nga e drejta zakonore tek pronësia e ligjshme, duke i dhënë një shtysë të madhe edhe kthimit të diasporës e zhvillimit ekonomik.

Paketa e Maleve, e miratuar së fundi në Kuvendin e Shqipërisë, do t’i mundësojë të gjithë atyre që duan të investojnë në Shqipërinë rurale, në një truall që nuk ka titullin përfundimtar të pronësisë, të kenë garanci të plotë për investimin e tyre, në agroturizëm, qendër aktivitetesh malore e sportive apo bujtina.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More