Kuriozitete

Pakistanezi që synon 100 rekorde Guinness

Zhurnal Ads

Thyerja e një rekordi dhe përfshirja në Librin e Rekordeve Guinness është shpesh një nga dëshirat kryesore për njerëzit. Por një pakistanez, nuk dëshiron të ndalet vetëm me një rekord.

Ai është duke punuar në një qëllim tejet ambicioz.

“Qëllimi im për të ardhmen është të kompletoj 100 rekorde”, ka thënë Muhammad Rashid në faqen zyrtare të Guinnessit.

Eksperti i arteve marciale nga Pakistani tashmë ka më shumë se 30 rekorde, gati një të tretën e rrugës deri në qëllimin e tij.

Shumica e rekordeve janë për thyerje të arrave, shalqinjve e kanaqeve. Pos që përdor grushtet dhe bërrylat si instrumente për thyerje të gjësendeve, ai mban rekordin edhe për prerje me disa armë tradicionale marciale.

Rruga e tij drejt rekordeve nisi më 2013, kur theu një rekord për heqjen e kapakëve të shisheve me kokë në një minutë (40). Një vit më pas, ai e çoi rekordin në 61.

Shtatë vjet pas, apetiti i tij për rekorde vetëm është rritur. Tashmë ka thyer 14 rekorde në vitin 2020. Jo vetëm që ka thyer rekorde, por ai ka trajnuar edhe të bijën e tij shtatëvjeçare për të thyer rekorde.

Me shumë rekorde të thyera, Muhammadi i ka siguruar vetes statusin e ikonës së rekordeve të thyera.

Postime të ngjashme

Pamje të rralla, Boeing 747 merr flakë

S.B.

104-vjeçarja merr me qira një helikopter për ta vizituar familjen në veri të Danimarkës

S.B.

Ai po lëvizte prapa një kamioni mikser, dhe më pas ndodhi një surprizë e tmerrshme

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...