Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pakistani arreston liderin e një grupi militant

Autoritetet pakistaneze kanë arrestuar liderin e dyshuar të një grupi militant, që ishte fajësuar për sulmet më 2008 në Mumbai të Indisë.

Zyrtari policor kundërterrorizmit, Shakil Ahmed tha të shtunën se Zaikur Rehman Lakhvi është arrestuar në qytetin Lahore, nën akuza për financim të terrorizmit.

Lakhvi dyshohet se është lider i grupit militant, Lashkar-e Taiba (LeT), grup të cilin, Shtetet e Bashkuara dhe India e akuzojnë për sulme në Mumbai më 2008, ku u vranë të paktën 166 persona, përfshirë edhe shtetas amerikanë.

Disa ditë pas sulmeve në Mumbai, Lakhvi ishte arrestuar, por u lirua më 2015, pas vendimit të një gjykate pakistaneze.

Autoritetet pakistaneze pretendojnë se Lakhvi kishte një farmaci në Lahore, por ky biznes ishte si mbulesë, pasi autoritetet thonë se ai financonte aktivitetet e militantëve.

Një komitet për sanksione i Këshillit të Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka thënë se Lakhvi udhëheq operacionet e LeT dhe e ka akuzuar atë për pjesëmarrje në aktivitete të militantëve jashtë vendit, përfshirë në Afganistan, Irak, Bosnje dhe në Çeçeni të Rusisë.

Grupi militant LeT është grup i armatosur i lidhur me Al-Kaidën dhe lufton në rajonin e Kashmirit, të kontrolluar nga India. Më 2002, ky grup ishte akuzuar po ashtu për sulmin ndaj Parlamentit të Indisë dhe ishte shpallur i paligjshëm.

Militantët e këtij grupi kanë kryer sulme edhe ndaj forcave afgane dhe trupave të huaja që gjenden në Afganistan.

Zyrtarët indianë dhe afganë kanë akuzuar Islamabadin se ndihmon këtë grup, por autoritetet pakistaneze kanë hedhur poshtë këto akuza.

Postime të ngjashme

Ushtarët francezë me letër të hapur – paralajmërojnë presidentin Macron se “mbijetesa” e Francës është në rrezik

S.B.

Indonezia dënon sulmet izraelite në Xhaminë Al-Aksa

S.B.

Varianti indian i Covid-19 edhe në Francë

S.B.

Zelandë e Re, 5 të plagosur gjatë një sulmi me thikë në supermarket

S.B.

Gazsjellësi amerikan ende jashtë funksionit, pas sulmit kibernetik

S.B.

Hapja e sezonit turistik dhe kufiri me fqinjët/ Do t’i pranojë Greqia qytetarët e vaksinuar me Sinovac dhe Sputnik? Skenarët që ka në dispozicion qeveria greke

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...