Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pakistani do të marrë 15 milionë vaksina kundër COVID-19 nga Gjermania

Ministri Shah Mahmood Qureshi tha se dozat do të sigurohen nën mekanizmin COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Pakistani deri në maj do të marrë 15 milionë doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19) nga Gjermania, tha të hënën ministri i Jashtëm i këtij vendit, Shah Mahmood Qureshi, raporton Anadolu Agency.

Shah Mahmood Qureshi tha se dozat do të sigurohen nën mekanizmin COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që synon sigurimin e barabartë të vaksinave COVID-19.

Deklaratat e tij erdhën në një postim në Twitter pasi u takua me homologun e tij gjerman, Heiko Maas, si pjesë e një vizite treditore në Gjermani.

“Pas takimit tim me ministrin e Jashtëm Heiko Maas, jam i lumtur të njoftoj se Pakistani do të marrë 15 milionë doza të vaksinës COVID nën COVAX, me një angazhim që këto të dorëzohen deri në maj”, tha ai.

Duke u ndeshur me një valë të tretë të virusit, Pakistani aktualisht po vaksinon punonjësit e linjës së parë të shëndetësisë dhe qytetarët që janë më të vjetër se 50-vjeç me vaksinën Sinopharm dhe CanSino të Kinës.

Spitalet private në qytetet e mëdha po ashtu kanë filluar vaksinimin me vaksinën Sputnik V të Rusisë të importuar nga një kompani farmaceutike.

Vendi i Azisë Jugore po ashtu ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinave AstraZeneca në Britaninë e Madhe dhe CoronaVac të Kinës. Sidoqoftë, të dy vaksinat ende nuk janë administruar.

Pakistani është vendosur të marrë “miliona doza” të vaksinave kundër COVID-19 gjatë javëve në vijim në mënyrë që të përshpejtojë fushatën e ngadaltë të imunizimit të vendit.

Postime të ngjashme

65 palesinezë dhe gjashtë izraelitë të vdekur nga konflikti katër ditorë në Gaza

N E

Në 24 orët e fundit Meksika ka regjistruar 267 viktima nga Kovid-19

N E

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit

N E

Lehtësohen masat kufizuese, Greqi do të lejohen dasmat dhe pagëzimet, por me disa rregulla specifike

N E

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi takimin urgjent për situatën në Jerusalem

N E

Bullgaria me qeveri tranzitore deri në zgjedhjet e parakohshme në korrik

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...