Agjencia Zhurnal.mk

Pakistani mbështet Azerbajxhanin për Malësinë e Karabakut

Kryeministri i Paksitanit, Imran Khan, ka riafirmuar mbështetjen e vendit të tij për Azerbajxhanin në konfliktin e Malësisë së Karabakut.

Në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e kryeministrit në Islamabad thuhet se Khan u takua me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos dhe të dy krerët diskutuan të gjithë spektrin e marrëdhënieve bilaterale që lidhen nga “besimi dhe mbështetja e ndërsjelltë”.

“Kryeministri vlerësoi kontributet e vlefshme të Azerbajxhanit, përfshirë atë si anëtare të Grupit të Kontaktit OIC mbi Xhamu dhe Kashmirin dhe përsëriti mbështetjen e Pakistanit për Azerbajxhanin për çështjen e Malësisë së Karabakut”, thuhet në deklaratë.

Aliyev, nga ana e tij, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Pakistanit për konfliktin në Malësinë e Karabakut.

Malësia e Karabakut ndërkombëtarisht njihet si territor i Azerbajxhanit, rajon i pushtuar në mënyrë të paligjshme nga Armenia përmes agresionit ushtarak që nga viti 1991.

Gjatë takimit, të dyja palët përsëritën mbështetjen e ndërsjelltë për kauzat kombëtare të njëri-tjetrit dhe vendosmërinë për të thelluar më tej marrëdhëniet bilaterale në të gjitha fushat.

“Kryeministri informoi presidentin Aliyev për shkeljet e rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut në pjesën e pushtuar të Xhamu dhe Kashmirit, si dhe ndikimin shkatërrues të veprimeve të njëanshme dhe të paligjshme të qeverisë indiane të 5 gushtit 2019, të cilat u shoqëruan me një bllokadë çnjerëzore e cila vazhdon deri në ditët tona”, thuhet në deklaratë.

Dy liderët gjithashtu ranë dakord për të mbajtur shkëmbime të shpeshta bilaterale në nivelin më të lartë.

Aliyev ftoi kryeministrin pakistanez Khan të vizitojë Azerbajxhanin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...