Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pakistani regjistron mbi 3.000 raste të reja dhe 59 vdekje nga COVID-19

Në shenjë rritjeje të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), Pakistani ka regjistruar mbi 3.009 raste të reja për herë të parë në më shumë se katër muaj.

Numri i mëparshëm më i lartë i rasteve ditore me COVID-19 u regjistrua më 9 korrik, kur u raportuan 3.359 raste të reja.

Ky vend i Azisë Jugore me mbi 200 milionë banorë po ashtu raportoi 59 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar në 7.803 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi.

Me 3.009 infeksione të reja, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Pakistan ka shkuar në 382.892, përfshirë 332.974 të shëruar.

Rreth 41.583 teste u kryen gjatë ditës së kaluar, duke e çuar numrin e testeve në mbi 5.29 milionë.

Autoritetet shëndetësore pakistaneze në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, përsëri kanë vendosur kufizime “të zgjuara” të bllokimit, duke përfshirë ndalimin e takimeve publike dhe tubimeve.

Ata po ashtu kanë mbyllur kinematë dhe teatrot, si dhe kanë ndaluar dasmat e brendshme dhe tubimet publike.

Ministri federal Asad Umar, i cili udhëheq strategjinë e anti-virusit, ka theksuar se situata mund të përkeqësohet përderisa spitalet po mbingarkohen./AA/

Postime të ngjashme

Gjermania tërheq një togë nga misioni i NATO-s në Lituani

Dafina Vidishiqi

Dhjetëra policë gjermanë plagosen pas një beteje të ashpër me disa qytetarë

Dafina Vidishiqi

Erdogan do të pësonte humbje, do të fitonte opozita e bashkuar – nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Dafina Vidishiqi

Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Dafina Vidishiqi

Biden flet pas takimit me Putinin: Unë bëra atë që erdha të bëj

Dafina Vidishiqi

Borrell: Qeveria ruse dëshiron të destabilizojë Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tij

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...