Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pakoja e 5-të ekonomike përfundimisht kaloi në Komisionin e Financave dhe Buxhetit

Shkup, 14 prill, Zhurnal.mk – Pakoja e pestë e masave, përfundimisht kalon filtrin e komisionit dhe së shpejti pritet të vendoset në rend dite në seancë plenare. Pakoja me ndihma që shkojnë direkt për qytetarët dhe kompanitë e prekura nga kriza e pandemisë, ishte element diskutimi për rreth një orë në komisionin për financim dhe buxhet. Nga VMRO-DPMNE thonë se asnjë nga amendamentete e tyre thelbësore nuk u pranua, por nënvizuan se edhe përskaj ndihmës së pamjaftueshme kjo përsëri është një formë ndihme dhe ata e kanë mbështetur, për qytetarët.

TIMÇE MUCUNSKI, VMRO-DPMNE

“Asnjë nga këto amendamente thelbësore nuk u pranua nga ana e Ministrisë së Finansave dhe nga shumica parlamentare. Në përputhje me informatat tona janë krijuar kushte që sot të mbahet seancë plenare në Kuvend, në të cilën përfundimisht mund të përfundojë procedura ligjvënëse rreth kësaj pakoje për mbështetje ekonomike për qytetarët dhe kompanitë. Ndihma edhe pse vlerësojmë se nuk është e mjaftueshme dhe se duhet të dimenzionohet në mënyrë tjetër, përsëri është një formë ndihme dhe puna jonë si deputet është që sa më shpejtë ta përcjellim deri te qytetarët.”

Nga LSDM thonë se opozita më në fund është vetëdijësuar dhe ka vendosur që të mos bllokojë më këto masa që sipas tyre nuk janë për partitë por për qytetarët. Nga LSDM njoftuan se sot shërbimet e Kuvendit po vaksinohen dhe mbetet që kjo pako të vendoset në rend dite në seancë plenare dhe pritet që një gjë e tillë të ndodh sa më shpejtë të jetë e mundur.

DIME VELKOVSKI – LSDM

“Dua tu informoj se pas një kohe të zvarritje, VMRO-DPMNE dhe opozita u pajtuan ta debllokojnë procesin, gjeqësisht pakon e pestë sot në komisionin për finansa dhe buxhet, dhe një masë nga pakoja e katërt. Kishte amendamente sepse duhej ti ndryshiojmë amendamentet sepse datat nuk korespondonin me zgjidhjet e propozuara ligjore. Pra sot në Komision kaloi një ligj nga pakoja e katërt dhe ai është që më shumë se 21 mijë qytetarë do të fitojnë 6.000 denarë mjete të pakthyeshme. Tani mbetet që të kalojmë në seancë plenare.”

Pas një kohe të gjatë që puna e Kuvendit ishte bllokuar, ajo u zhbllokua sot pasi gjatë ditës së djeshme VMRO-DPMNE dhe koalicioni ASH-AAA tërhoqen amendamentet dhe kjo pako u kthye përsëri në diskutim. Vonesat e këtyre masave kanë lënë pa paga mijëra qytetarë, ndërsa një numër i madh i të punësuarve u dorëzuan në pushim të detyrueshëm.

Postime të ngjashme

Dixhitalizimi: “Nxënësit do të mësojnë nga tekste të printuara nuk do të rrinë para kompjuterit”

B L

Qendra e re klinike është zgjidhja më e mirë, sa më shpejtë të fillojë ndërtimi

Z H

Zaev-Cipras: Përfitimet e Marrëveshjes së Prespës sot njihen edhe nga palët të cilët kishin dyshime

Z H

Dimitrov: Rasti ynë është test për Unionin nëse ne në Ballkanin Perëndimor do të mund t’I besojmë BE-së

Z H

Sot dhe nesër mbërrijnë 140 mijë vaksina anti-Kovid

B L

Karakaçanov kushtëzon Borisovin për koalicion: Vetëm nëse vazhdon bllokimi i Maqedonisë për në BE

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...