Shkup, 5 tetor, zhurnal.mk – Masat e paketës së katërt do të fillojnë të realizohen sapo të miratohet ribalanci i Buxheti në Kuvend. Gjithçka po shkon sipas planit dhe të gjithë biznesmenët dhe qytetarët do të marrin ndihmën në kohë, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Bekteshi tha se në konsultim me odat ekonomike i përgatisin programet dhe kriteret dhe se sapo të miratohet ribalanci i Buxheti, që të nesërmen do të fillojë zbatimi i masave.
“Ribalanci i Buxheti u miratua në seancën e djeshme të Qeverisë. Masat nga grupi i katërt do të fillojnë të zbatohen menjëherë pasi të kalojë ribalanci në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Si Ministri e Ekonomisë, duke pasur parasysh që po zbatojmë disa masa që dalin nga seti i katërt, tashmë jemi në negociata për kriteret me odat ekonomike, jemi duke përgatitur programet. Kur të miratohet ribalanci i Buxheti, ditën tjetër do të përcaktojmë programet dhe do të fillojmë me realizimin”, tha Bekteshi para fillimit të kremtimit të sotëm të Ditës Botërore të Vranecit.