Agjencia Zhurnal.mk

Pakoja e katërt e masave ekonomike, LSDM: Po ndihmojmë rimëkëmbjen e ekonomisë

Shkup, 4 tetor – Qeveria e kryesur nga Zoran Zaev vazhdon me përkrahjne efektive të kompanive të dëmtuara nga pasojat negative ekonomike të virusit korona.

Pakoja e katërt e masave ekonomike mundëson 470 milion euro për të shpërtuar vende të punës dhe për ti ofruar ndihmë konkrete ekonomisë.

Një nga masat për ti ndihmuar sektorit privat është edhe garanca kreditore shtetërore.

“Me garancën kreditore shtetëore prej 10 milion eurosh për ekonominë do të jenë në dispozicion kredi në vlerë prej 65 milion euro.Poashtu pason realizimi I masës garanca shtetërore doganore e cila ka për qëllim tu mundësoj import më të lehtë kompanive dhe  qasje më të lehtë deri te lëndët e përpunuara.Me 3 milion euro garancë shtetërore ne e përkrahim importin dhe eksportin dhe njëkohësisht e lehtësojmë qasjen e lëndëve përpunuese për kompanitë maqedonase në vlerë prej 25 milion euro” – tha Marija Georgievski nga LSDM.

VMRO: Funksionerët e LSDM-së marrin mbi 2 mijë euro

Por i menjëhershëm ishte reagimi nga VMRO DPMNE nga ku theksuan se përderisas qytetarët mbijetojnë me pagë minimale prej 250 euro, funksionerët e LSDM së paguhen mbi 2 mijë euro në muaj, duke mos llogaritur harxhimet për vetura shtetërore dhe bonuset tjera shtesë.

“200 mijë euro ka në llogaritë e katër funksionerëve të LSDM së për më shumë se dy vite.Përderisa qytetarët jetojnë me rroga minimale për shkak të pandemisë, për fat të keq sepse Qeveria nuk i ndihmon ekonomisë dhe të punësuarve, funksionerët e LSDM së marrin pagat cilat nuk janë 100 mij deanrë por 100 mijë euro” – tha Dimçe Arsov nga VMRO-DPMNE.

Këto të ardhura sipas VMRO DPMNE – së vijnë nga krimet në të cilat është i përfshirë pushteti, ndërsa prokuroria edhe më tej hesht.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...