Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Pakoja e pestë dhe lojërat në Kuvend: Nuk ka para ose inatet personale penguan votimin?

Shkup, 16 prill – Zhurnal – Ndërsa opinioni dhe parasegjithash sektori i biznesit priste të enjten Kuvendi të miratojë pakon e pestë ekonomike, një injeksion financiar antikovid të cilin kompanitë dhe afaristët e presin me padurim, ndodhi një e papritur në skenar të kryeparlamentarit Talat Xhaferi.

Mbetetet e paqartë përse Xheferi këmbënguli që fillimisht të votohen ligjet tjera të cilat opozita i mban të bllokuara, dhe pastaj të kalohet te pika e pakos së pestë ekonomike, për të cilën opozita u shpreh e gatshme ta votojë, që hapë dilemën nëse vërtetë qeveria nuk ka para dhe përmes formave të ndryshme mundohet ta vonojë miratimin, ose mosvotimi i mbrëmshëm ka të bëjë kryekëput me inatin e Xheferit, të shtyej votimin e ligjeve për të cilat nuk ishin dakorduar me opozitën, nga shifrat e së cilës varrej Kuvendi.

Sidoqoftë, kjo rezultoi me përplasje të deputetëve, tensione dhe rrahje të tavolinës, dhe si pasojë, me ndërprerje të seancës.

Marrëveshja e kryeministrit Zaev me Mickovskin për shtyrje të regjistrimit, dhe marrëveshja në parim me Gashin dhe Selën për ligjin për shtetësi, hapi rrugë për zhbllokimin e Kuvendit, respektivisht për miratimin e pakos së pestë ekonomike, pasi VMRO dhe ASH/AAA tërhoqën amandamentet, megjithatë e bën të qartë se mbështetja e tyre ka të bëjë ekskluzivisht për pakon ekonomike, ndërsa zhbllokimi i plotë do të bëhet vetëm përmes një marrëveshjeje përfundimtare për ligjin për shtetësi.

“Ne si koalicion i terhoqëm të gjitha amandamentet mbi ligjet për pakon e pestë, dhe prisnim që dje të thirret seanca e 36 dhe të votohen ligjet kësaj pakoje. Mirëpo, Talati në pamundësi të krijoj kuorum që t’i kaloj pikat nga seanca e 32, deshti të shërbehet me mashtrime që opozita të krijoj kuorum për këtë séance duke e kushtëzuar votimin për seancën e 36-të. Talati nuk e ka në kontroll shumicën parlamentare, ai mundohet ta kushtëzoj opozitën, kjo nuk kalon. Gjithsesi, informacionet janë të shumta se qeveria nuk ka buxhet mjaftueshëm për të kaluar pakon e pestë, andaj gjejnë këso forma për të fajësuar opozitën”, thuhet në përgjigjen e koalicionit ASH/AAA, të pyetur nga Zhurnal për informacione se çfarë saktësisht ndodhi të enjten vonë në Kuvend.

Në pamundësi të sigurojë 61 deputetë të shumicës, nga shkaku i disa të infektuarve me Kovid, të premten Xhaferi thirri takim të kryesisë parlamentare, ku temë diskutimi u tha të jetë mënyra përmes së cilës do të duhet të funksionojë shtëpia ligjvënëse.

Në mbledhjen e mbrëmshme të Kuvendit, Xhaferi, konstatoi se shtëpia ligjvënëse është barrikaduar dhe siç tha, i kushtëzuar në vendimmarrje, ndërpreu seancën dhe kërkoi karantinë për Kuvendin.

Edhe deputetja e VMRO-së, Gordana Siljanovska, flet për snerin e njëjtë. Sot në një paraqitje mediatike ajo tha se deputetët e partisë së saj ishin gati për të votuar një orë më pare pakon e masave ekonomike për ata që kanë më shumë nevojë, Xhaferi papritmas kushtëzoi mbajtjen e seancës së 36-të, të rënë dakord, me votimin paraprak të dhjetëra ligjeve nga seanca e 32-të.

Ajo thotë se deputetët opozitar nuk mund të jenë një zëvendësim tashmë tradicional i deputetëve të munguar nga shumica parlamentare.

Më të shqetësuar për prapasenat e Kuvendit duken të jenë punëtorët.Nëse pakoja e pestë e masave nuk sillet deri në fund të javës, trefish më shumë punëtorë të tekstilit do të lëshohen në pushim të detyruar, paralajmëroi sindikata e Tekstilit, Lëkurës dhe Këpucëve (STLK) pranë Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.
Ata akuzojnë se deputetët luajnë me fatin e mijëra punëtorëve që presin paga për shkurtin dhe marsin.

Marrëveshja nga takimi i sotëm mes kryeministrit Zoran Zaev dhe krerëve të opozitës shqiptare Ziadin Sela dhe Afrim Gashit, që ka dhënën rezultate positive për çështjen e shtetësisë, përfundimisht duket të jetë drita në fund të tunelit, pasi zgjidhja për çështjen e shtetësisë, do të ulë opozitën shqiptare në Kuvend, me numrat e së cilës shumica mund të kalojë në votim pakon e pestë ekonomike.

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...