Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Pakoja e pestë ekonomike, ja çka përfshihet në të

Shkup, 28 janar – Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite në Kuvend, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, ndau një pjesë të masave të parapara me pakon e pestë për mbështetje të qytetarëve, punëtorëve, ekonomisë.

Një nga masat, siç tha, është të fshihen të gjitha normat e interesit të borxheve të cilat i kanë qytetarët ndaj institucioneve shtetërore dhe komunale për borxhe më të vjetra se tre muaj nën kushtin që t’i rregullojnë në 12 këste të borxhit që e kanë.

“Kjo do të thotë për ujë, për ngrohje, tatime ndaj shtetit, ndaj ndërmarrjeve banesore, ndaj ndërmarrjeve të ujësjellësit, gjithçka. Më së shumti janë të goditur qytetarët të cilët definitivisht nuk kanë mundur të arrijnë t’i paguajnë rregullisht faturat. Qëllimi ynë është jo menjëherë ta kthejnë borxhin, por në 12 këste të lidhin kontrata, sipas të gjitha gjasave do ta përpunojmë me këstet dhe gjithçka, por edhe t’i shlyejmë tërësisht normat e interesit dhe me atë ta lehtësojmë”, tha Zaev, duke shtuar se qëllimi është t’i shlyejnë të gjitha normat e interesit për borxhet të cilat janë për persona fizik dhe se me zgjidhje ligjore kjo është e mundur.

Në fazën e dytë, shtoi, dëshirojmë t’i ndihmojmë më të varfrit, përkatësisht këtu do të dimensionohet segmenti i dytë nga pakoja e pestë. Pakoja e tretë do të jetë mbështetje për ekonominë.

“Do të vazhdojmë një pako përmes Bankës për mbështetje të zhvillimit me skemë të granteve të japim kredi pa norma interesi për të gjithë të goditurit nga kriza, posaçërisht më të targetuarit, ku do të nxisim të tregojnë sukses pozitiv në fund të vitit 2021. Nëse japim 10.000 euro grant, do të prodhojmë të tregojnë sukses pozitiv në vitin 2021 në mënyrë që të motivojmë zhvillim”, tha Zaev.

Theksoi se i targetojnë edhe hotelet jashtë vendeve turistike për të cilat dëshirojnë të japin grante apo masa të caktuara, ndërkaq paralajmëroi masë shtesë edhe për duhanin. Objektet e gastronomisë dhe transporti i udhëtarëve, shtoi Zaev, janë drejtpërdrejtë të rrezikuar nga masat e Qeverisë, dhe këtu do të zhvillojnë pako shtesë të masave.

Lidhur me mediumet, tha se gjithashtu janë drejtpërdrejtë të goditur sepse paguajnë 49 milionë e 500 mijë denarë në vit koncesione, ndërkaq deri në fund të shkurtit duhet t’i paguajnë.

“Qëllimi është Qeveria pa kurfarë interaksionesh me mediumet të ndihmojë tek ASHAAM, ndërsa ASHAAM nëse mundet t’i lirojë mediumet nga ai koncesion, është një grumbull parash 50 milionë denarë për të gjitha mediumet, të ndihmojmë”, konkludoi Zaev.

Ai shtoi se janë në fazë përfundimtare të dialogut të hapur me sindikatat, me odat, këshillin social dhe të gjithë qytetarët e interesuar të zhvillohet pakoja e pestë e masave, e cila, siç tha, do të japë rezultate në këto kushte.

Postime të ngjashme

Çadezh: Në Shkup fillojmë epokë të re të bashkëpunimit ekonomik dhe politik

Z H

Hoxha në inspektim të njësisë së re rajonale të MBPEU-së në Aerodrom të Shkupit

Z H

Azeski: Ballkani të hapet, historia të mbyllet, biznesi të bashkohet

Z H

Finance Think: Fokusi nevojitet të vendoset në efikasitetin e shpenzimeve

Z H

Rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë vështirë të arrihet pa punësime të reja

D V

Biznesmenë nga Koçani dhe Berova me interes për masën “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve të vogla”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...