Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Pala greke në grevë! Nesër pika Kufitare e Kakavijës pjesërisht e mbyllur

Ditën e nesërme, pika e kalimit kufitar të Kakavijës do të qëndrojë e mbyllur, kjo për shkak se punonjësit e palës greke do të zhvillojnë një grevë.

Kjo mbyllje do të jetë në një afat 24 orë, ndërsa vendimi ka ardhur pasi punonjësit kërkojnë rritje të pagës, pagesën e orëve shtesë si edhe plotësim të kushteve të punës.

Kakavija do të jetë e mbyllur nga nesër, 24 nëntor ora 07:00 deri më 25 nëntor 07:00 me orën lokale të Greqisë. Në këtë hark kohor nuk do të lejohen të kalojnë automjete si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Stacioni i Policisë Kufitare Kakavije:

Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.

Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.

Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

Postime të ngjashme

Ledri Vula me urim të veçantë për babanë

Dafina Vidishiqi

Anastasia zbulon shumë me bikini të vogla në imazhin nga jahti

Dafina Vidishiqi

Angelina Jolie fotografohet me gjashtë fëmijët në aeroport pas udhëtimit për ditëlindje

Dafina Vidishiqi

Daut Haradinaj zgjedh fjalët më të mira për të uruar bashkëshorten

Dafina Vidishiqi

“Ditari”, kënga më e re nga Remzie dhe Nexhat Osmani

Dafina Vidishiqi

DJ Geek nuk përmbahet, shikojeni çfarë i bën Dafinës në plazh

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...