Agjencia Zhurnal.mk

Paleta gjigante me mallra bie nga 6 metra lartësi, punonjësi anglez i shpëton vdekjes për “një fije floku” – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Kamerat e sigurisë brenda një depoje gjigante të kompanisë B&M, kanë filmuar momentin kur një paletë e mbushur me mallra bie nga 6 metra lartësi, dhe për pak nuk përfundon mbi kokën e një punonjësi që po drejtonte një mjet të vogël.

Andrew Harvey nga Liverpooli në Angli, që punon në këtë depo për më shumë se tetë vite, thotë se vazhdimisht brengoset shumë për sigurinë e tij në punë, transmeton Telegrafi.

Harvey po ngiste një pirunar pranë rafteve, kur një paletë e mbushur me shishe me alkool dhe materiale sanitare përfundoi para syve të tij – në tokë.

“Vazhdimisht brengosen për sigurinë time në punë. Por, edhe nëse mendoni shumë për këtë nuk do të jeni në gjendje ta kryeni punën ashtu si duhet”, ka deklaruar 38-vjeçari.

Për fat të mirë ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim, ndërsa vlera e dëmit të shkaktuar vlerësohet të jetë dhjetëra mijëra funte.

Për fat të mirë ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim, ndërsa vlera e dëmit të shkaktuar vlerësohet të jetë dhjetëra mijëra funte.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...