Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

Uashington, 24 shkurt – Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit dhe përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka deklaruar se interesat e Shteteve të bashkuara në rajon, janë të qëndrueshme dhe strategjia ndaj këtyre vendeve në thelb ka mbetur e pandryshuar.

“Ajo që ne do të dëshironim të shihnim është që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të forta, të gjalla, të begata, në paqe me veten dhe me fqinjët si dhe të integruar në institucionet europiane. Kjo do të thotë anëtarësim në Bashkimin Europian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut për të gjithë ata që e marrin këtë vendim dhe që aspirojnë anëtarësimin.”

Duke iu referuar zhvillimeve më të fundit në Kosovë, në një intervistë për zërin e amerikës, zyrtari i lartë shprehet se qeveria e re duhet t’i japë përparësi dialogut me Serbinë.

“Shtetet e Bashkuara po investojnë në këtë drejtim përpjekje të konsiderueshme, energji dhe kapital politik. Ne mbështesim plotësisht procesin e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Europian dhe punën e Miroslav Lajcakut si Përfaqësues i Posaçëm i Brukselit. Nëse mund të ketë normalizim dhe ripajtim Serbi-Kosovë, kjo është gjë e mirë për të gjithë në rajon.”

Presidenti Joe Biden pak ditë më parë i është drejtuar me një letër homologut serb, duke i kujtuar mbështetjen e SHBA për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e cila përqendrohet në njohjen reciproke.

Postime të ngjashme

Kufizohen shpenzimet e funksionarëve për shërbime hotelierike

N E

Zaev: Koncepti Partneritet i hapur qeveritar kontribuoi që vendi të transformohet nga shtet i robëruar në shembull transparent dhe progresiv

R Zh

Ish drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov dërgohet në spitalin privat në Shkup

R Zh

Kuvendi debaton për strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

B L

“Situata është serioze, rritet presioni mbi kovid-qendrat”

B L

Arjanit Hoxha me fakte demanton portalet ndaj akuzave për shpenzimet e tij (dokument)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...