Uashington, 4 dhjetor – Procesi i pranimit në BE duhet të varet nga reformat dhe çështjet dypalëshe duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale, tha për Zërin e Amerikës Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.
Sipas tij, Maqedonia e Veriut ka bërë mjaft reforma për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare, duke shtuar se mosmarrëveshja bilaterale me Bullgarinë duhet të zgjidhet jashtë procesit të pranimit.
“Maqedonia e Veriut ka bërë sa duhet për t’u kualifikuar në Konferencën Ndërqeveritare dhe unë mendoj se shumica e anëtarëve të BE e kanë të qartë këtë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë evropianë për ta realizuar atë. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të përgatitur terrenin dhe do të vazhdojmë të demonstrojmë publikisht mbështetjen tonë të fortë për lëvizjen e Maqedonisë e Veriut drejt anëtarësimit në BE”, tha Palmer.
Diplomati amerikan pretendon gjithashtu që për të ruajtur nivelin e besueshmërisë së BE në vend, Brukseli duhet të tregojë se përparimi në reforma do të reflektohet në hapjen e procesit të pranimit.
“Në këtë pikë, hapi tjetër për Maqedoninë e Veriut është të mbajë një Konferencë Ndërqeveritare dhe kjo është diçka që Maqedonia e Veriut e meritonte qartë përmes reformës”, tha Palmer.