Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Palmer: Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Shkup, 21 qershor – Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE, ka deklaruar zëvendës- ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Metju Palmer në video konferencën për integrimin euroatlantik të Ballkanit në organizim të Organizatës joprofitabile greke “Grik Haus Davos” (Greek House Davos).

Siç bëri të ditur sot Zëri i Amerikës, Palmer ka thënë se SHBA synojnë Ballkan Perëndimor paqësor, stabil dhe prosperues në BE dhe se SHBA dhe BE janë partnerë në promovimin e stabilitetit dhe luftës kundër korrupsionit në rajon.

“Metju Palmer e ka theksuar rëndësinë nga përmirësimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës në përshpejtimin e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në BE”, ka bërë të ditur Organizata joprofitabile greke duke nënvizuar se Palmeri e ka theksuar edhe rëndësinë e Greqisë si lojtar rajonal, por edhe rajonin më të gjerë të Mesdheut.

Në tryezën e rrumbullakët, krahas liderëve tjerë rajonal dhe ambasadorë, ka marrë pjesë edhe ministri për Punë të Jashtme i Malit të Zi, Gjorgje Radulloviq i cili ka theksuar se nuk kë të ardhme tjetër për rajonin nga ajo evropiane. Në tryezën e rrumbullakët ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili e ka lavdëruar demokracinë greke.

Pjesëmarrësit kanë diskutuar edhe për nevojën e përgjegjësisë së shtuar politike pas pandemisë, përmes mbrojtjes së pavarësisë së sistemeve gjyqësore dhe pjesëmarrjes së shtuar të të rinjve në politikë.

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...