Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Palmer presion mbi Listën Serbe të qëndroj në seancë kur votohet Osmani, e thërret direkt në telefon edhe Vuçiqin

Presion i jashtëzakonshëm është bërë bërë mbi Listën Serbe, që deputet e këtij subjekti politikë të qëndrojnë në sallë në momentin kur do të votohet Vjosa Osmani si presidente e vendit.

Burime të gazeta Blic nga ky subjekt politikë kanë thënë se presionin ka qenë aq i madh saqë edhe Matthew Palmer, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit dhe përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor është marrë më këtë çështje.

Madje sipas këtyre burimeve Palmer është kujdesur që të sigurohet mirë për Listën Serbe saqë ka komunikuar edhe me presidentin serb Aleksandër Vuciq.

Gazeta Blic ka provuar të marrë një qëndrim nga shefi i Listës Serbe apo kushdo nga ky subjekt politik serb por ata nuk kanë pranuar të flasin me arsyetimin se kanë qëndrim të mos deklarohen për këtë.

Ndërkohë, VV-ja ka mbledhur nënshkrimet për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Por, para se ta thërrasin seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Vjosa Osmanit, pritet të procedohet për në Kuvend projektligji për zgjedhjet në Kosovë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka kërcënuar se nëse nuk zgjedhet Vjosa Osmani presidente, atëherë shkojmë në zgjedhje të reja/Gazeta Blic

Postime të ngjashme

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

Asociacioni, a mund t’i tensionojë raportet Kosovë – SHBA?

Dafina Vidishiqi

Osmani e Erdogan bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë

Dafina Vidishiqi

Oda e Infermierëve kërkon nga MSh të shqyrtoj vendimin për angazhimin e mbi 300 infermierëve

Dafina Vidishiqi

Malcom Simmons: EULEX-i dorëzoi dosje në Beograd

Dafina Vidishiqi

Kurti tregon se çka biseduan me kancelarin Kurz

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...