Agjencia Zhurnal.mk

Palmer: SHBA mbështet dialogun, Ksova të heq taksën për mallrat serbe

Këtë e deklaroi zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd. Sa i përket taksës për mallrat serbe Palmer, tha se ajo duhet të hiqet pasi është bërë pengesë e dialogut.  

“Shohim se taksa është pengesë e tij. Duam që ajo të hiqet dhe në këtë mënyrë të dyja palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve… Nuk mund t’ju them se si do të rrjedhë takimi në Paris, por qëllimi ynë i përbashkët është të arrijmë te marrëveshja. Besoj se ai takim do t’i udhëheqë të dyja palët në atë drejtim”, tha Mathew Palmer, zv/ndësndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit.  

Ndërsa presidenti serb Vuçiq, në anën tjetër, tha se nuk është i sigurt nëse takimi në Paris do të mbahet pikëriht për shkak të qëndrimit të pales kosovare për mosheqjen e taksës.   

“Jemi gati për këtë takim, por nuk mendoj se dikush dëshiron të dëgjojë edhe një herë se si dikush nuk do ta anulojë taksën”, tha Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.   

Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun që në vitin 2011. Normalizimi i marrëdhënieve është kusht për të dyja vendet që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian. Por pas apllikimit të taksës prej 100 % për mallrat serbe nga ana e qeverësi së Kosovës Serbia është tërhequr nga dialogu, duke e kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës.

Por megjioth kërkesën e SHBA-ve dhe BE-së kryeministri Ramush Haradinaj, deri tani nuk ka pranuar të tërhiqet nga taksa, e cila siç ka thënë ai dhe zyrtarët tjerë kosovar është vendosur për shkak të sjelljes destructive të Serbisë ndaj Kosovës.   I pyetur se çfarë pret nga takimi i përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, i cili pritet të mbahet më 1 korrik në Paris, nën organizimin e Gjermanisë dhe Francës, Palmer tha se Uashingtoni e mbështet plotësisht atë që bëjnë partnerët evropianë për zgjidhjen e problemit. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...