Palokaj: Deputetët e pakicave mund të jenë vendimtarë për krijimin e qeverisë

nga Xh M

Gazetari Gusto Palokaj, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24 nga Kosova, ka komentuar procesin zgjedhor që po mbahet në vendin e tij. Ai shprehu pritshmëritë se Vetëvendosja mund të dalë fituese e zgjedhjeve, por e theksoi se ende nuk dihet se me çfarë rezultati.

Palokaj gjithashtu shpjegoi faktorët që mund të ndikojnë në formimin e qeverisë, duke përmendur sistemin e deputetëve të rezervuar për pakicat kombëtare në Kuvendin e Kosovës. Nga 120 deputetë, 20 vende janë të rezervuara për pakicat, dhe 10 prej këtyre janë për serbët. Sipas tij, këto vende mund të jenë vendimtare për formimin e qeverisë.

Ai e theksoi se nuk është e sigurt nëse Lista Serbe, e cila përfaqëson më shumë Beogradin zyrtar se sa serbët e Kosovës, do të marrë këto vende të rezervuara për serbët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More