Agjencia Zhurnal.mk

Pamela Anderson martohet për herë të pestë — me një producent 74-vjeçar

Pamela Anderson është martuar pa shumë zhurmë, për herë të pestë.

52-vjeçarja i tha “Po” martesës me 74-vjeçarin, producentin Jon Peters – i njohur më së shumti për filmat: “Flashdance”, “Witches Of Eastwick” dhe “Batman” – gjatë një ceremonie private në Malibu të hënën, sipas Hollywood Reporter.

Jon Peters

Të dy kanë një histori: Ata u njoftuan dhe patën një lidhje të shkurtër, më shumë se 30 vjet më parë.

Burimet shtuan që dyshja janë bashkuar me njëri-tjetrin kohëve të fundit.

Peters & Anderson, shumë vite më parë

“Ka vajza të bukura kudo. Mund të kem zgjedhjen time, por – për 35 vjet – kam kërkuar vetëm Pamelën”, ka thëmë faqes producenti i filmit ”A Star Is Born”.

“Ajo më bën të egër – në një mënyrë të mirë”, ka deklaruar 74-vjeçari.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...