“Pamfleti” / Blazhe Mitrevski i përzier me grupet  gjermane, maqedonase e tajvanezo- tajlandeze të kontrabandës së mbetjeve metalike !?

nga Redaksia

Lidhja me grupet  gjermane, maqedonase e tajvanezo- tajlandeze të kontrabandës së mbetjeve metalike në e nga vende si Shqipëria, nëpërmjet 3 filialeve në Durrës dhe me aksione në kompani offshore, por të përfaqësuar në QKB- Tiranë nga juristë të zyrës ligjore italiane “Tonuçi&Partners Albania”, që përflitet si zyra juridike e Ëngjëll Agaçit dhe ka klientë biznese VIP që marrin asete publike nga qeveria…

Deri tani, qeveria ka dhënë 4 versione të ndryshme për skandalin e kontrabandës së mbetjeve metalore të “Kurum”, nga Durrësi drejt Kinës e Tajlandës; një prej të cilëve, sikur nuk ka ndonjë firmë që të ketë eksportuar mbetje metalurgjike nga Shqipëria.

Pasi Prokuroria e Durrësit, njoftoi se nisi hetimet, qeveria deklaroi se mbetjet i ka ngarkuar e eksportuar firma “Sokolaj Sh.p.k” me pronare e administratore Gjovana Sokolaj, pa lejen dhe pa dijeninë e Doganës, të Portit e Policisë Kufitare Detare- Durrës, por e vërteta është krejt ndryshe.

Pazarin me mafiozët e kompanisë “Kurum” e ka bërë Gjovana Sokolaj nëpërmjet firmës “Florters Metaliak Sh.p.k”, me pronarë Gjovana Sokolaj nga Iballa e Pukës e turku Serdar Can Hakliol, nipi i bosit turk të “Kurum”, Hasmet Kurum.

Ndërsa dokumentet në doganën shqiptare, janë bërë në emër të firmës “Sokolaj Sh.p.k.”, për shkak se “Florters Metalik Sh.p.k” është e skenduar për kontrabandë ndërkombëtare hekuri, skrapi toksik e mallrash ndërtimore, ndërsa në tatime ka probleme me mashtrime bilancesh.

Firma “Florters Metalik Sh.p.k”, u krijua më 25 prill 2016 nga Manjola Kostandin Lika, banore e Elbasanit dhe punonjëse e “Kurum”; por pas 5 muajsh, konkretisht më 8 shtator 2016, ajo e shiti me vlerën 1000 lekë te Gjovana Sokolaj e turku Serdar CanHakliol.

Kjo firmë e regjistruar në QKB, sipas të dhënave tatimore ka vetëm 1 punonjës, konkretisht pronaren  e administratoren Gjovana Sokolaj me pagë mujore 30 mijë lekë; ndërsa bilancet e saj në vitet 2022-2023 janë nxjerrë me humbje, në vlerën që kanë pasur xhiron vjetore.

Skenari i lidhjes, krijimit dhe shit-blerjes fiktive të firmës “Florters Metalik” brenda qarkut të mbyllur të kompanisë “Kurum”, nuk është rastësore; mbasi Gjovana Sokolaj e turku Serdar Can Hakliol, nga data 29 prill 2013 deri në datën 4 shkurt 2014, kanë qenë ortakë me nga 50% te firma “Sokolaj Sh.p.k”, pastaj turku ia shiti pjesën e tij fiktivisht Gjovanës me vlerë 50 mijë lekë.

Por ky grup mafioz, ka krijuar dhe 2 firma të tjera që merren me import- eksporte kontrabandë të mbetjeve metalike e metalurgjike në dhe nga vende me qeveri të kontrolluar nga mafia si Shqipëria, të cilët i kanë lidhjet e këtij aktiviteti dhe me grupe në Gjermani, Maqedoni, Tajvan e Tajlandë.

Kanë krijuar firmën “S-CORP”, me ortakë Doni Sokolaj 51% e Gjovana Sokolaj 49%; dhe firmën “Scholz&Sokolaj”, ku 50% i ka kompania “Scholz Internationale Handelsgesellschaft mbH” me adresë Bahnhof-Essingen të Gjermanisë, ndërsa nga 25% Gjovana e Doni Sokolaj.

Emri i ortakut gjerman nuk është deklaruar në QKB, gjë që tregon se kemi të bëjmë me një kompani offshore, që në Shqipëri merret me grumbullimin përpunimin, riciklimin, tranizitimin, transportimin dhe eksportimin e mbetjeve metalore.

Por në një dokument zyrtar të QKB-së që po publikon “Pamfleti”, rezulton se administrator ka qenë gjermani Frank Manfred Stiehl, nga data 10 qershor 2016 deri në datën 21 maj 2021, kur ky grup kontrabande mbetjesh u skedua nga Europol.

Përfaqësues në Shqipëri të kësaj firme offshore për ortakun gjerman, është vendosur maqedonasi Blazhe Mitrevski, i cili është dhe agjent mbetjesh i kompanisë tajvanezo-Tajalandeze “Generich Co Ltd from”, por dhe i “Kurum” e  uzinës së shkrirjes në Maqedoni.

Ndërsa përfaqësuese për veprimet në Qëndrën Kombëtare të Biznesit, administratori e ortaku gjerman Frank Manfred Stiehl që ka 50% të pronësisë së firmës, ka emëruar Gerta Yllin, juriste e zyrës juridike italiane “Tonuçi&Partners Albania”, që përflitet si zyra juridike e Ëngjëll Agaçit, dhe ka klientë biznese VIP që marrin asete nga qeveria. Kaq për sot.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More