Pamje nga gjendja kritike në spitalin e Tetovës, dikush lufton me jetë dikush shëtitet i infektuar

Tetovë, 3 shtator – Derisa spitalet po luftojnë për pak ajër, e mjekët vrapojnë nga një pacient te tjetri, në spitalin modular në TEtovë shëtiten edhe njerëz civil, shpesh herë pa maska dhe pa asnjë mjet mbrojtës, në kërkim të të afërmve të tyre të interesuar për gjendjen e tyre shëndetësore.

 

Të tjerë nga ana tjetër qëndrojnë të ulur afër të të afërmve të tyre por të veshur në skafanderë, duke u dhënë mbështetje. Nga ana tjetër, disa qytetarë të infektuar të cilët gjenden dhe mjekohen në kushte shtëpiake, nuk respektojnë izolimin dhe dalin shëtiten lirshëm rrugëve të Tetovës. E njejta gjë ndodhë edhe në Gostivar, transmeton Zhurnal nga DW.

Dhjetëra pacientë me covid po mjekohen në spitalin e Tetovës ndërsa në dy javët e fundit gjendja është më kritike. Pranimi i pacientëve është i lartë, ndërsa çdo ditë ka gjithashtu numër të madh të të vdekurve. Arbnora Memeti, raportuesja e DW, në spital ka bërë disa inçizime të skenave dramatike dhe kaotike.

Statistikat e të infektuarve në Tetovë është ndër më të lartat në vend ndërsa deri më 29 gusht, numri ka arritur 700 persona në 100 mijë banorë. Ndërkohë, numri itë vaksinuarve në Tetovë është rreth 37% dhe kjo shifër është ndër më të ultat në vend.

Gjendjen kritike në spitalin e Tetovës mund ta ndiqni KËTU

Related posts

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut ndanë nga 30 mijë denarë për familjet e viktimave

N E

Rivaksinohen mbi 272 mijë njerëz, nesër fillon imunizimi i fëmijëve të paraqitur

Z H

Boçvarski: Tani është koha përmes investimeve kapitale direkt të ndihmohen kompanitë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More