Pamje nga paraqitja mbresëlënëse e Messit në debutimin te PSG

Shumë tifozë të Barcelonës ende po përpiqen të kuptojnë faktin që Lionel Messi nuk luan më për klubin e tyre.

 

Ylli argjentinas u largua nga Camp Nou pasi nuk arriti të nënshkruajë një kontratë të re me klubin ku ai u bashkua si një 13-vjeçar.

Vetëm kur ai bëri debutimin e tij me Paris Saint-Germain të dielën në mbrëmje, fakti ishte vërtetuar për disa tifozë që nuk e besonin një fakt të tillë (në mënyrë imagjinare).

Por, Messi u inkuadrua nga banka rezervë për skuadrën e tij të re gjatë fitores 2-0 të PSG ndaj Reims.

Momenti që e gjithë bota e futbollit ka pritur ka ndodhur në minutën e 66-të, teksa në Stade Auguste-Delaune, PSG po avancopnte 2-0 falë dy golave nga Kylian Mbappe.

I veshur me numrin 30, Messit iu dha një pritje e jashtëzakonshme nga të gjithë në stadium.

Biletat për lojën u rishitën në internet deri në 6000 euro, me Reimsin që kishte lejuar mbi 20,000 tifozë. Para nënshkrimit të Messit, ata kishin shitur vetëm 6,000 bileta.

Pra, si luajti Messi?

Ai mund të mos ketë shënuar, por gjashtë herë fituesi i Topit të Artë tregoi disa prekje dhe lidhje të mira kur filloi ndërtimin e aksioneve në fushë me shokët e tij të rinj të skuadrës. Ai gjithashtu përfundoi 20 nga 21 pasimet e tij të tentuara.

Nëse e keni humbur debutimin e tij, hidhini një sy sesi performoi Messi në videon kryesore. 

Related posts

“Bëmë historinë së bashku”, Granit Xhaka falënderon Petkovicin pas largimit nga Zvicra

D V

Milani refuzon 40 milion euro për Theo Hernandez

Z H

“Messi kurrë nuk do të bëhet si Maradona”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com