Pamje nga pikëkalimi kufitar në Merdar, i cili vazhdon të jetë i mbyllur

nga D V

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pikat kufitare në Merdar dhe në Bërnjak janë ende të mbyllura.

Në përditësimin e orës 16:00 të QKMK-së, thuhet se këto dy pika janë të bllokuara si për automjete të udhëtarëve ashtu edhe për kamionë.

Derisa qarkullimi i të gjitha automjeteve nga të dyja anët e Jarinës mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar pa ndonjë problem.

E sipas QKMK-së, pritje për të dalë nga Kosova në pikat tjera kufitare, janë maksimumi pesë minuta.

Serbët i bllokuan të premten rrugët dhe i kthyen mbrapsht vetëm udhëtarët me dokumente të Kosovës në pjesën serbe pranë këtyre tri pikave kufitare me Kosovën, në shenjë proteste kundër veprimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës.

Të shtunën në mëngjes, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se në Jarinë nuk më pengesa në qarkullimin e të gjitha automjeteve në të dyja anët e kufirit.

“Në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Jarinë, është duke u zhvilluar pa problem qarkullimi i automjeteve në të dyja anët e kufirit edhe të automjeteve me targa serbe dhe atyre me targa të Kosovës”, tha Elshani./

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More