Pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi i cili dëmtoi gjashtë vetura

nga D V

Një shpërthim ka ndodhur sot në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë, me ç’rast janë dëmtuar gjashtë vetura, raporton Ekonomia Online.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se nga informacionet e para dyshojnë e bëhet fjalë për granatë dore. Si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar, derisa nuk raportohet për pasoja në njerëz.

Rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More