Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja në Lipjan, dëshmitarët thonë se fëmijët e viktimës dhe dorasit ishin shkak i mosmarrëveshjes

Një person dyshohet se është vrarë mbrëmë në Gadime të Ulët të Lipjanit nga fqinji i tij.

 

I dyshuari për vrasjen Gj.R. dhe viktima Sh.R. të dy janë të komunitetit ashkalinj. I i dyshuari është arrestuar dhe është nisur për në Stacionin e Policisë në Lipjan.

Familjarët e të dyshuarit janë larguar nga shtëpia ku banonin për t’u dërguar tek të afërmit e tyre.

Klan Kosova ka qenë në vendin e ngjarjes dhe nga dëshmitarët është thënë se deri tek mosmarrëveshja e viktimës dhe të dyshuarit është ardhur pasi fëmijët e tyre ishin përplasur.

Më herët nuk ishte raportuar se kishte mosmarrëveshje mes viktimës dhe të dyshuarit.

Në vendin e ngjarjes ishte parë edhe prokurori kujdestar, njësitet e policisë dhe ambulanca.

Se është vrarë një person në fshatin Gadime të Lipjanit si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes disa personave e ka konfirmuar edhe policia.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje për rastin në një prononcim pët Gazetën Express.

“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur ne rrugën ” 6 Maji ” në fshatin Gadime në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në  hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personash ka rezultuar me vrasje të një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar”, tha ai.

Tutje theksoi se policia ka arrestuar një person si të dyshuarin kryesor si dhe ka  sekuestruar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

“Aktualisht po vijon  faza fillestare e ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti”, u shpreh Borovci./GazetaExpress/

Related posts

Lushnje, një i vdekur dhe tre të plagosur për shkak të një konflikti për pronën

D V

Rrahje në Prizren, përdoren shkopat dhe thikat

D V

Arrestohet një person në Istog, rrahu gruan e tij

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com