Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pamje që tregojnë si ka ngecur në Kanalin e Suezit anija 400 metërshe, ekuipazhi pretendon se erërat i kontribuan “kaosit”

Anija gjigante për transportimin e mallrave që ka ngecur në Kanalin e Suezit në Egjipt ka hyrë në ditën e pestë, kurse autoritetet po bëhen gati që ta çlirojnë dhe sërish të hapin rrugën ujore, për lëvizjen e anijeve të shumta që transportojnë mallra dhe lidh Lindjen me Perëndimin.

Ndërkohë në YouTube është publikuar një video që tregon saktë se si anije “Ever Given” ka ngecur në mënyrë diagonale në Kanalin e Suezit, transmeton Telegrafi.

Kompania tajvaneze që menaxhon anijen, ka bërë të ditur se erërat e forta i kanë kontribuar asaj. Anija ka ngecur afërsisht rreth gjashtë kilometra në veri nga hyrja në kanal, në afërsi të qytetit Sueca, në pjesën e kanalit ku trafiku është njëkahor.

Kujtojmë që “Ever Givene” ka lundruar nën flamurin e Panamasë që bartë mallra mes Azisë dhe Evropës, dhe është e gjatë 400 metra dhe 60 e gjerë.

Ajo kishte ngecur në kanal artificial përmes të cilit kalojnë afro 12 për qind të mallrave në nivel global. Hunda e anijes ka prekur murin lindor të kanalit, derisa shpina pjesën perëndimore. Kjo ngjarje ka ndodhur pas 150 viteve histori të këtij kanali.

E autoritetet egjiptiane kanë bërë të ditur se duhet gërmuar 15 deri në 20 mijë kub metër rërë, me qëllim që të lëviz sërish anija gjigante. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Sulmohet me raketa baza amerikane në Irak

Lea Muslija

Amerika bllokon pranimin e Ukrainës në NATO?

Lea Muslija

Rusia “zbutet” e para, kthen ambasadorin në Washington pas takimit Biden-Putin

Lea Muslija

Paralajmëron OBSH: Bëni kujdes, pandemia s’ka marrë fund

Lea Muslija

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...