Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Pamje të çuditshme nga Shtimja: Breshëri që ra mbrëmë ndriçonte në rrugë

Mbrëmë në Carralevë të Shtimes, breshëri që ka rënë në tokë ka bërë dritë dhe kjo i ka lënë të befasuar qytetarët atje ku edhe kanë realizuar një video.

Pas disa ditëve tropikale, dje në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, shumë pjesë të Kosovës janë freskuar me reshje shiu e breshri.

Në Ferizaj, Shtime, disa fshatra të Rahovecit, Gjakovës, Suharekës si dhe në Shtime ka rënë sasi e konsiderueshme e shiut, shoqëruar edhe me breshër.

E në Shtime madje janë shkaktuar edhe dëme materiale, e jo vetëm.

Atje breshëri që ka rënë ka bërë dritë dhe kjo i ka befasuar qytetarët ku edhe kanë xhiruar këtë efekt që ka ndodhur mbrëmë.

Video është dërguar nga një qytetar në fanpagen ‘Meteo Ballkan’.

Ndërkaq edhe sot pasdite pritet që të ketë shi me bubullima, rrufe dhe vende vende breshër. Ditëve në vazhdim do të ketë edhe ulje temperaturave dhe reshje shiu. Mot i tillë pritet të ketë edhe gjatë vikendit në Kosovë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...