Agjencia Zhurnal.mk

Pamje tronditëse/ Kanye West urinon mbi çmimin e tij “Grammy”, ndërsa vazhdon luftën me firmat diskografike

Kanye West ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamjet tronditëse të tij duke urinuar mbi një çmim “Grammy”, ndërsa vazhdon të tregojë betejën e tij me kompanitë menaxhuese ‘Universal’ dhe ‘Sony’, nga të cilat po kërkon të rimarrë të drejtat e muzikës së tij.

Reperi 43 vjeçar, publikoi në Twitter të mërkurën pasdite, një video që tregonte se një nga 21 çmimet e tij ‘Grammy’ ishte vendosur brenda një guaske tualeti, shkruan DailyMail.

“Më besoni … Unë nuk do të ndalem”, shkroi Kanye në mbishkrimin e videos, duke iu referuar ofertës së tij aktuale për të fituar pronësinë e këngëve të tij.

Kjo pamje erdhi pas një sërë postimet që bënë bujë në Twitter dhe që zgjatën disa orë. Gjatë së cilës ai shkeli kodin e sjelljes së faqes në rrjetet sociale pasi ndau detajet e kontaktit personal të një redaktori reviste që ai e quajti ‘një supremacist i bardhë’.

“Nëse ndonjë nga adhuruesit e mi dëshiron të telefonojë një supremacist të bardhë … ky është redaktori i Revistës ‘Forbes’, shkroi West mbi numrin e telefonit të redaktorit të botimit Randall Lane.

West ka goditur vazhdimisht revistën në të kaluarën për dështimin e etiketimit të tij si ‘miliarder’. Postimi në Twitter qëndroi për 30 minuta dhe më pas u fshi.

Në një status të veçantë, ylli gjithashtu bëri shaka se gruaja e tij, Kim Kardashian, do ta përfaqësonte atë në procedurat ligjore.

Kardashian vitin e kaluar zbuloi se po fillonte një praktikë katër-vjeçare të drejtësisë nën mbikëqyrjen e avokatëve Erin Haney dhe Jessica Jackson

Sidoqoftë, ajo ende nuk ka komentuar mbi problemet e fundit të burrit të saj.

Kim Kardashian po merr 24 orë pushim nga Facebook dhe Instagram për të protestuar ndaj fushatës kundër përhapjes së ‘urrejtjes, propagandës dhe keqinformimit’ në rrjetet sociale.

Beteja e tanishme e West me kompanitë menaxhuese filluan të hënën, kur ai sulmoi strukturën e industrisë së muzikës, duke deklaruar se muzikantët në të vërtetë kishin pak ose aspak fuqi, sepse firmat diskografike zotëronin të gjithë punën e tyre.

Ai u vu në shënjestër të kompanive “Universal” dhe “Sony” dhe u zotua të mos publikonte ndonjë muzikë të re derisa të lirohej nga kontratat e tij me ta. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...