Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pamjet e mini-tsunamit pas tërmetit 7.0 që rrafshoi ndërtesat në Turqi, braktisen ishujt grekë (Video)

Zhurnal Ads

Turqia dhe Greqia u goditën nga një tërmet me madhësi 7.0 sot, që ka vrarë të paktën deri tani tetë njerëz, ndërsa numërohen me qindra të plagosur.

Tërmeti rrafshoi ndërtesa dhe shkaktoi një mini-cunam, i cili përmbyti edhe rrugët në zonat bregdetare.

Skena të tmerrshme të tërmetit në bregdetin turk dhe atij grek ngjasojnë me ato të një apokalipsi.

Afër Izmirit të paktën gjashtë ndërtesa u shkatërruan totalisht. Nga pamjet që transmetuan mediat botërore shiheshin njerëz të cilët dilin mbi rrënojat e blloqeve shumëkatëshe të shembura.

Agjencia turke e katastrofave tha se të paktën gjashtë vetë kanë vdekur dhe 202 janë plagosur si pasojë e tërmetit, deri tani, ndërsa dy adoleshentë u vranë në Greqi kur muri i një ndërtese u shemb në ishullin Samos.

Mini-cunami arriti gjithashtu edhe në Samos ku banorëve të ishujve grekë iu bë thirrje që të largohen nga zonat e banuara pranë bregdetit.

Shumë prej tyre braktisën shtëpitë  për shkak të tërmetit, i cili ishte aq i fortë sa u ndje gjithashtu në Athinë dhe madje deri në afërsi të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Nuk dihet ende bilanci i tërmetit, por veçse shkatërrimtar, deri tani raportohet edhe tragjik. Po luftohet nga autoritetet për të vënë nën kontroll situatën.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

BE dhe shteti ligjor: Zgjimi i vonuar

admin

Vullin: Hetime serioze në lidhje me përgjimin e Vuçiqit

S.B.

Franca raporton mbi 49 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orë

T E

Frontex nis misionin në kufirin detar të Malit të Zi

admin

Skocisë i ‘buzëqesh fati’ ndërsa hap minierën e saj të parë ‘të mbushur me ari’

admin

Armenia dhe Azerbajxhani u pajtuan për takim në Moskë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...