Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Pamjet e publikuara: F35 hedh bombën bërthamore më të fundit të prodhuar nga SHBA

Forca Ajrore e SHBA-së, në bashkëpunim me Laboratorin Kombëtar Sandia, ka përfunduar me sukses testimin e bombës së re të gravitetit bërthamor B61-12.

Kjo është e bashkangjitur në versionin e avionit luftarak më modern të sotëm, F-35A Joint Strike Fighter, transmeton Telegrafi.

Megjithëse testimi u krye më 25 gusht në Nevada, ishte sekret dhe Sandia sapo ka lëshuar regjistrimin.

Pamjet tregojnë F-35A duke hedhur një version inert të bombës në një lartësi prej 3.200 metra ndërsa avioni fluturon më shpejt se shpejtësia e zërit.

Bomba ra në tokë, përkatësisht në shkretëtirë pas 42 sekondash pasi u lëshua nga avioni.

Bomba B61-12 është e fundit nga bomba nga familja B61 e bombave të gravitetit bërthamor që ushtria amerikane ka poseduar që nga viti 1968.

Kjo është një bombë e gjatë 3.65 metra dhe peshë 374 kilogramë, e cila mund të futet lehtësisht në një F-35 dhe ende mbetet e padukshme kur mbahet.

Postime të ngjashme

Inteligjenca artificiale për reduktimin e mbetjeve ushqimore

S.B.

Raketa e SpaceX ulet, por më pas shpërthen

S.B.

Defekti i Instagramit fsheh pëlqimet nëpër postime të përdoruesve

S.B.

iPhone 13 duhet të ketë bateri më të madhe dhe sensor ultrawide

S.B.

Ëndrra e çdo lojtari, video loja CS-GO ju lejon të provoni thika të shtrenjta dhe më moderne

S.B.

Çfarë është 6G dhe kur do të zbatohet në jetën tonë të përditshme?

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...