Agjencia Zhurnal.mk
Bota

PAMJET/ Gurë, gaz lotsjellës dhe plumba gome, qindra të plagosur nga përplasjet në Jeruzalem

Palestinezët janë përplasur ditën e sotme me policinë izralite në sheshin Xhamia të Jeruzalemit. Për pasojë kanë mbetur të plagosur qindra persona.

Në përplasje u përdoren gurë, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Një shofer izraelit eci me makinë drejt turmës palestineze ndërsa kjo e fundit u kundërpërgjigj me gurë.

Herët në mëngjes, qindra, palestinezët hodhën objekte drejt policisë izraelite të sigurisë të vendosura brenda Sheshit të Xhamisë.

Një gazetar i Agjencisë Franceze raportoi se dhjetëra qytetarë u transportuan me ambulancë.  “Ka qindra të plagosur nga përleshjet në shesh, rreth pesëdhjetë prej të cilëve duhej të dërgoheshin në spitale”.

Policia izraelite tha në një deklaratë se po punonte për të shuar dhunën në shesh. Të premten në mbrëmje, më shumë se 200 persona, kryesisht palestinezë, u plagosën në përleshjet midis policisë dhe palestinezëve në Sheshin e Xhamisë.

Të shtunën dhe të dielën, qetësia u kthye në shesh, por përplasjet midis palestinezëve dhe policisë Izraelite vazhduan në pjesë të tjera të Jeruzalemit Lindor.

Përballë kësaj situate, me kërkesë të Tunizisë, sot do të zhvillohet takimi i OKB mbi situatën e krijuar në Jeruzalem.

Postime të ngjashme

Pamje si në luftë, tornado goditet Çekinë – disa fshatra janë rrafshuar me tokë, ka edhe viktima

Dafina Vidishiqi

Britaniku 72 vjeç, rezultoi 43 herë pozitiv me coronavirus

Dafina Vidishiqi

“Pasurinë ia la vëllait”/ Biznesmeni i njohur i jep fund jetës me dy plumba, mesazhi që u gjet në makinën e tij

Dafina Vidishiqi

Rreth 300 migrantë mund të kenë vdekur pas përmbytjes së anijes në Jemen

Dafina Vidishiqi

PE miraton rezolutë për të drejtën në abort të sigurt

Dafina Vidishiqi

Ambasadori amerikan kthehet në Moskë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...