Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pamjet kur një burri rom në Çeki, polici ia vuri gjurin në qafë – vdekja e tij po krahasohet me atë të George Floyd në SHBA

Pamjet video të një oficeri policie që i vë gjurin në qafë një romi, i cili më vonë vdiq në një ambulancë, po shpërndahen mes çekëve në mediat sociale, duke bërë që shumë të krahasojnë trajtimin e tij me atë të George Floyd në SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja, e xhiruar më 19 qershor, tregon tre oficerë policie në Teplice, një qytet në veri të Republikës Çeke, duke ndaluar një burrë Rom dhe të shtrirë në tokë.

Ndërsa një oficer mban këmbët e burrit, një tjetër duket se i vë gjurin në qafë dhe një i tretë përpiqet ta prangosë.

Zërat e disa kalimtarëve romë dëgjohen në video.

“Ata po e lodhin atë”, mund të dëgjohet zëri i një gruaje duke thënë. “Kjo është puna e tyre”, thotë zëri i një burri, duke mbrojtur ndërhyrjen e policisë. “Qëndro poshtë, mos u ço”, këshillon një tjetër rom.

Jozef Miker, një aktivist dhe udhëheqës i komunitetit rom në Çeki, ka treguar për The Guardian pasi u kthye nga vendi i incidentit, ku u foli atyre që ishin mbledhur për të ndezur qirinj dhe kujtojnë të ndjerin.

“Njerëzit më thanë se quhej Stanislav dhe ishte rreth 40 vjeç. Ai jetonte në rrugë por punonte në një supermarket aty pranë si roje sigurie. Kur pa që një burrë tjetër po shkatërronte një automjet, Stanislav u përpoq të ndërhynte. Kur erdhi policia, ata e morën Stanislavin në tokë duke menduar se ishte ai”, ka thënë Miker.

“Ne krijuam një memorial, në mënyrë që njerëzit të dinë se çfarë ndodhi; kjo nuk duhet të mbetet pa u vërejtur. Shumë njerëz janë në punë dhe nuk kanë ide. Ne do të vijmë këtu çdo ditë derisa të zbulojmë të vërtetën”.

Ndryshe, Floyd u vra në Minneapolis në maj të vitit 2020 pasi oficeri i policisë Derek Chauvin i kishte vënë gjurin në qafën e tij për disa minuta gjatë arrestimit të tij, pavarësisht reagimit të Floyd-it duke thënë se ai nuk mund të merrte frymë.

Dhe pamjet e vdekjes së tij ndezën protesta globale kundër padrejtësisë racore.

Diskriminimi ndaj romëve në Evropë është dokumentuar mirë nga agjencitë e të drejtave të njeriut, por komisioni evropian kundër racizmit dhe intolerancës (Ecri) ka kritikuar autoritetet e Republikës Çeke për mos mbledhjen e të dhënave gjithëpërfshirëse mbi barazinë e romëve në vendin e tyre, shkruan më tej The Guardian.

Postime të ngjashme

Autoritetet afgane vendosin orë policore

D V

Dënim me burg për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës

D V

Presidenti kroat tallet keq me serbët

D V

Sërish përmbytje dhe dramë në Belgjikë: Uji bart vetura, përrenjtë në rrugë

D V

Vriten dy ushtarë turq në Siri

D V

Izraeli pritet të fillojë me testimin e kapsulës kundër coronavirusit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...