Shqipëri

Pamjet/ Në gatishmëri për të shtënë, ja si e ka rrethuar RENEA, 71-vjeçarin e ‘pabindur’ me automatik

Zhurnal Ads

RENEA, FNSH dhe Shqiponjat e Elbasanit, kanë rrethuar banesën nga ku 71-vjeçari Lefter Zhidru po qëllon ndaj tyre.

Top Channel ka siguruar pamje se si forcat e policisë kanë rrethuar banesën dhe janë pozicionuar në çdo cep gati për të shtënë në rast rreziku.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, ku shtetasja F. Zh., ka pasur një konflikt me bashkëshortin e saj, Lefter Zhidru, 71- vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që 71-vjeçari ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë.

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

Postime të ngjashme

Kodheli: Është një proces politik, lufta nuk mund të njolloset

T E

Edhe Elbasani zgjedh kandidatët e tij sot. Në brendësi të lajmit lista me 45 pretendentë

admin

Prej disa muajsh vendi ishte bosh, emërohet prefektja e re e Shkodrës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...