Panairi i Librit në Shkup i hapur deri më 14 shtator

“Nga data 8 shtator është hapur panairi i librit këtu në Shkup, i cili do të jetë i hapur deri më datë 14 shtator 2021. Interesimi i qytetarëve si duket nuk është në nivelin e duhur, të paktën kështu deklarojnë përfaqësuesit e librarive këtu në panair”, raporton gazetari i TV21, Valon Sallai.

 

Nga shtëpia botuese Logos-A thonë se interesimi i qytetarëve për panairin e librit është i zbehtë.

“Edhe pse ditën e parë edhe ditën e dytë të panairit interesimi ka qenë mjaft i ulët apo mjaft i zbehtë në krahasim me vitet e kaluara, megjithatë ne si shtëpi botuese besojmë që deri në ditën e fundit të panairit interesimi i njerëzve do të ndryshojë dhe do të kemi mundësi që të kemi më shumë vizitor”, u shpreh Muhamed Jashari nga Logos-A.

Po nga shtëpia botuese “Ars Llamina” shprehen të kënaqur. Thonë që nuk ka qytetarë që del nga këtu pa blerë ndonjë libër.

“Interesimi këtë vit ndoshta është i njëjtë ose me një dallim të vogël nga viti i kaluar, sepse edhe përskaj masave që na i imponon situata vijnë njerëz që kanë përgatitur lista dhe blejnë libra për njerëz të tjerë dhe kjo është interesante. (Ngjitje) Kështu që minimumi nga një libër e blejnë, numër të saktë nuk mundem të them, por më shumë se treqind libra harxhohen në ditë”, tregon Dushko Trifunovski nga Ars Llamina.

Dikush vetëm shihte titujt e rinj, disa të tjerë merrnin nga një a dy libra, por kishte edhe nga ata që blinin më shumë!

“-Nëse ja vlen libri deri në 1000 denarë e paguaj mbase edhe më shumë varet!
-Sa libra keni blerë sot?
-Sot gjashtë libra.”

“-Sa libra keni blerë sot?
-Rreth 50 libra.”

Në panair takuam edhe Vasko Todorovin, një ndër figurat më të njohura te humorit, i cili promovonte librin e tij “Monologu i Tosho Malerit”, të botuar vjet gjatë karantinës.

“Nuk kishte asnjë promocion, unë u habita për të mirë sepse është libri më i shitur, libri i vitit u shpall vitin e kaluar. Gjithashtu ajo që më befasoi më së shumti është se po shoh gjeneratat e reja që po rriten me ato tekste, me ato skeçe që ne i kemi bërë dhe K15, këto janë konkretisht monologët e mia në librin tim”, vlerëson Todorov.

Për dallim nga vitet e kaluara, sivjet mungonin shtëpitë botuese nga Shqipëria dhe Kosova. Një prej organizatorëve të panairit, Sanja Kondarko, na tha se mungesa e tyre është për shkak të masave anti-kovid. Përndryshe panairi mbahet në ambient të hapur afër sallës së sportit “Boris Trajkovski”.

Related posts

Fotografitë më të mira të shtypit britanik

D V

Yjet s’flejnë

D V

Muzikali ‘Hirushja’ në Londër nuk do të hapet për shkak të masave ndaj COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com